Dominique Strauss-Kahn: Nuk ia fal vetes atë që më ndodhi

Postuar në 18 Shtator, 2011 17:25

DSK është një akronim i njohur për të gjithë ata që kanë lexuar gazetat e kohëve të fundit. Është shkurtimi i (më saktë, inicialet e) emrit të politikanit francez Dominique Strauss-Kahn, i cili ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar deri në momentin që një shërbyese hoteli në Manhattan (hoteli Sofitel) bëri një akuzë të rëndë mbi të; e akuzoi se kish tentuar ta përdhunonte në dhomën e hotelit, gjë që më pas nuk rezultoi e vërtetë. Por ishte shumë vonë ndërkohë. DSK-ja ndërkohë kish dhënë dorëheqjen, dhe ish turpëruar publikisht, jo vetëm për shkak të akuzës, por edhe për shkak të pamjeve të tij me pranga në duar, që bënë xhiron e botës. Disa, ndoshta dhe ai vetë, kanë vajtuar në këtë rrethanë dhe një rast të humbur për të kandiduar për postin e presidentit të Francës përballë Sarkozy-së së dobësuar mjaft gjatë mandatit të tij të parë.

Dje DSK-ja dha një intervistë për kanalin francez TF1. Është e para pas shumë kohësh. Dhe tha gjëra interesante. Mohoi të kish përdorur dhunë mbi shërbyesen e hotelit të New Yorkut, mohoi të kish përdorur dhunë mbi femrat në ndonjë rast tjetër (një shkrimtare e gazetare franceze e ka paditur për të njëjtën gjë), tha se i duhet kohë për të reflektuar e për të vendosur lidhur me të ardhshmen (nuk i dha një ‘jo’ të qartë idesë së kandidimit në lojën presidenciale), i kërkoi falje gruas së vet, për të cilën nuk i kurseu lëvdadat e superlativat, tregoi se kish vuajtur shumë paradën para kamerave televizive me pranga në duar (ligji francez nuk e lejon këtë gjë), pranoi se marrëdhënia me vajzwn e re tw hotelit ish shumë më tepër se sa një gjë e gabuar, ishte një rrëshqitje morale, për të cilën atij i vjen shumë keq, dhe ka për t’i ardhur keq gjithë kohën, tha se ishte një rënie morale përballë gruas, fëmijëve dhe francezëve, të cilët kishin varur shpresa tek ai.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.