Arkiv-Lajme

Berisha euro-optimist në një det euro-skeptikësh

Postuar në 27 Shtator, 2011 15:59

Gazetarja e rrjetit CNN International i ka bërë Sali Berishës, kryeministrit të Shqipërisë një pyetje që kohët e fundit është kthyer në një dilemë të madhe të eurozonës dhe vë në dyshim stabilitetin dhe integritetin e monedhës së përbashkët. “Përse do të donte Shqipëria të ishte pjesë e një hapësire ekonomike që aktualisht është në një fazë shumë të rrezikshme?” ishte pyetja.

Edi Rama me PR të ri

Postuar në 27 Shtator, 2011 13:36

Edi Rama ka zgjedhur të përballet me Berishën me mungesën e vet. Ai është i pranishëm në çdo lëvizje të opozitës (dhe opozita ka zënë të lëvizë pas një përgjumjeje të gjatë qw pasoi fiasco-n e kalkuluar elektorale në Tiranë), por jo me zë e me figurë. Berisha është i pranishëm ditë për ditë e gjithë ditën, nga mëngjesi deri në mbrëmje, duke u mbirë në sy shqiptarëve e duke i dhënë gojës në çdo rrethanë. Flet gjepura në vijimësi, e duket sikur këtë gjë e ka strategjike, e jo patologjike. Po lëvizi e po foli, ai do kamera me vete.

Promovimi i Ngjelës, mungojnë të djathtët dhe Edi Rama

Postuar në 27 Shtator, 2011 10:14

Spartak Ngjela ka promovuar në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës librin me refleksione politike dhe kujtime “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010”. Holli i UET-it, institucionit shtëpia botuese e të cilit ka botuar e promovuar edhe librin e Ngjelës, ka qenë i mbushur plot. Jo aq sa për të mos vënë re mungesën e aleatëve të dikurshëm politikë të kthyer me sa duket edhe në ‘armiq kulturorë’ të Avokatit. Nga e djathta kanë munguar të gjithë: nuk ka qenë i pranishëm as disidenti Besnik Mustafaj, njeri i letrave.

Përrallat e Berishës, episodet e Lubonjës, dhe shifrat kokëforte

Postuar në 27 Shtator, 2011 06:40

Në një koment të botuar në gazetën “Panorama” Fatos Lubonja kritikon ashpër përrallat që tregoi Berisha në SHBA mbi mënyrën se si po e përballon Shqipëria krizën ekonomike që sillet rreth saj.

Plehrat italiane: denoncimi i vetmuar i Shekullit

Postuar në 27 Shtator, 2011 03:26

Nishani në “Arena”: Burgaj nuk është ankuar për Kuliçajn në ambasadën amerikane!?

Postuar në 27 Shtator, 2011 03:25

Ministri i Brendshëm Nishani ishte mbrëmë i ftuari i emisionit “Arena” të Roland Qafokut në “Planet TV”. Duke iu përmbajtur mënyrës së tij fisnike të argumentimit në foltoret publike, ai i përballoi me sukses pyetjet e panelit të gazetarëve që kishte përballë deri në momentin që iu bë pyetja fatale “Sipas kabllogrameve të publikuara nga WikiLeaks, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Burgaj, është ankuar se nuk mund ta shkakrkojë zëvendësin e tij Kuliçaj, sepse ky i fundit ka mbështetjen e Kryeministrit. Ç’koment keni për këtë informacion?” Z.

Vrasje nga mafia, nga dobësia, nga nderi

Postuar në 27 Shtator, 2011 03:06

Faqet e para të të përditshmeve tona ishin të dominuara nga lajmet e kronikës së zezë. Vrasja e Arjan Selimit, për nga stili e motivimi mafioz i egzekutimit e për shkak të faktit që viktima ish një personazh i njohur në llojin e vet në jetën metropolitane, jo vetëm ish zgjedhur kryelajm nga të gjithë, por dhe ish mbuluar gjerë e gjatë si ngjarje. Është vrarë poshtë pallatit ku banonte, me pesë plumba.

Riviera shqiptare viktimë e suksesit të saj

Postuar në 26 Shtator, 2011 14:36

Riviera shqiptare viktimë e suksesit të vet. Kështu e titullon reportazhin e saj gazeta neo-zelandeze New Zeland Herald e cila nuk harron të përmendë se Shqipëria u rendit si destinacioni nr. 1 për vitin 2011 nga Lonely Planet. Gazetari Birgit Ulrich vëren se shtimi i numrit të turistëve ka patur anën e vet negative: një mizëri ndërtimesh përgjatë vijës bregdetare nga Vlora në Sarandë që njihet edhe si Riviera shqiptare.

Spartak Ngjela, një ‘histori Shqipërie 1957-2010’

Postuar në 26 Shtator, 2011 12:45

Gazetat ‘MAPO’ dhe ‘Panorama’ kanë publikuar sot lajmin për botimin e një libri të Spartak Ngjelës. “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010 / Refleksione dhe kujtime” do të vijë për lexuesit të martën pas një promovimi në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Përkulja…, siç shkruajnë dy gazetat, do të jetë i ndarë në dy vëllime, secili i përbërë nga dy libra. Siç zbulohet edhe në titull, natyra e librit do të jenë refleksionet dhe kujtimet.

Anna Wintour: Berlusconi ma shpif.

Postuar në 26 Shtator, 2011 09:33

Anna Wintour, kryeredaktorja e famshme e revistës amerikane Vogue, ishte në Itali këto ditë, për të asistuar në javën e modës në Milano.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme