Berisha euro-optimist në një det euro-skeptikësh

Gazetarja e rrjetit CNN International i ka bërë Sali Berishës, kryeministrit të Shqipërisë një pyetje që kohët e fundit është kthyer në një dilemë të madhe të eurozonës dhe vë në dyshim stabilitetin dhe integritetin e monedhës së përbashkët. “Përse do të donte Shqipëria të ishte pjesë e një hapësire ekonomike që aktualisht është në një fazë shumë të rrezikshme?” ishte pyetja. Kryeministri i Shqipërisë, me një siguri që i tejkalon informacionet dhe formimin e tij, u përgjigj se Europa do ta përballojë krizën, ndërsa Shqipëria nuk ka arsye për të ngadalësuar ritmin drejt integrimit të vendit në BE për shkak të krizës që ka përfshirë eurozonën. Berisha e ka shtyrë deri në profeci euro-optimizmin e tij kur i ka deklaruar rrjetit CNN: “Unë besoj se Euro, pavarësisht vështirësive momentale, do të vazhdojë dhe do të mbahet ndoshta si një nga trashëgimitë më të mira të Europës, të të gjitha kohërave”. FMN-ja ndërkohë ka paralajmëruar ngushtim të rrethit të optimizmit duke sjellë shembullin e krizës së dy fqinjëve imediatë me të cilat është e lidhur ngushtë ekonomia shqiptare. Jane Armitage ka parë një lidhje të drejtpërdrejtë mes krizës që ka përfshirë këto vende dhe spirales që do të prekë edhe Shqipërinë. Si zakonisht, dërgesat e emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri kanë kryesuar listën e shkaqeve se pse kriza e fqinjëve do prekë edhe vendin e vogël ballkanik.
L.A.
Comments
C'ti besh qe na ka gjetur e
<p>C'ti besh qe na ka gjetur e duhet ta heqim kete te keqe... C'rendesi ka c'nxjerr nga goja gomari Berisha per sa kohe qe nuk voton ligje kercenuese per gj vendin.</p>
Add new comment