Promovimi i Ngjelës, mungojnë të djathtët dhe Edi Rama

Spartak Ngjela ka promovuar në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës librin me refleksione politike dhe kujtime “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010”. Holli i UET-it, institucionit shtëpia botuese e të cilit ka botuar e promovuar edhe librin e Ngjelës, ka qenë i mbushur plot. Jo aq sa për të mos vënë re mungesën e aleatëve të dikurshëm politikë të kthyer me sa duket edhe në ‘armiq kulturorë’ të Avokatit. Nga e djathta kanë munguar të gjithë: nuk ka qenë i pranishëm as disidenti Besnik Mustafaj, njeri i letrave. Ndër disidentët mund të përmendet Arben Malaj, por në krahun tjetër, atë socialist. Ka munguar edhe kryetari i PS-së Edi Rama, kjo ndoshta edhe falë ‘një ftohjeje’ të fundit për shkak të një vecimi të Ngjelës. Nga aleatët opozitarë ka qenë i pranishëm Preç Zogaj. Fjalën e hapjes e ka mbajtur botuesi Henri Çili i cili është shprehur se “tirania ka rënë megjithatë dhe shenjë e kësaj është fakti se ne botojmë sot këtë libër pa patur nevojë ta dërgojmë në sektorin e censurës”. Më pas fjalën e ka marrë autori i librit “Përkulja dhe rënia e tiranisë” i cili e ka hapur me një maksimë, stil tashmë i njohur i komunikimit publik të Ngjelës. Pjesë të librit që është hedhur në treg sot prej dy ditësh i kanë publikuar dy të përditëshmet ‘Panorama’ e ‘Mapo’.
L.A.
Comments
Titulli eshte frymezuar nga :

Titulli eshte frymezuar nga : Shkelqimi dhe renia e kurtizaneve ? Me mire te mbante te njejtin titull.

Edhe Ngjela qe merret me keto shkrime ... Krijohet edhe me e forte pershtypja qe te gjithe jane te zene me bisnessin personal. Politika eshte vetem per KOHEN E LIRE.

Besnik Mustafaj dhe Arben

Besnik Mustafaj dhe Arben Malaj Disidente!? Nuk po di po luan me ato apo me lexuesin! Eshte komentim i papergjegjshem A.L.

Ky Ngjela me duket shume

Ky Ngjela me duket shume llafazan bosh, demek se po thote ndonji gja. Tama i biri i t'etit komunist.

Te respektoj, por nuk kam

Te respektoj, por nuk kam kohe te merrem me ty dhe bashkesine tende. Mblidheni neper salla dhe i beni lavde njeri tjetrit, ushqeni deliret tuaja, pavaresisht se ne cfare stadi i keni dhe te cfare lloji.

Keni uzurpuar gjithçka. Vetem me ju takohemi ne ekranet e TV-ve, ne shtypin e shkruar. Ju jeni te pranishem, ne tavolinat e bisedave, pro apo kundra qeveritare. Jeni larg te te qenit intelektuale.

Meqenese koha eshte e kufizuar dhe shume e çmueshme, do sugjeroja, qe te lexojme rilindasit dhe Kadarene. Nderkaq ju vijoni eshte zgjedhja e juaj.

Add new comment