Nishani në “Arena”: Burgaj nuk është ankuar për Kuliçajn në ambasadën amerikane!?
Ministri i Brendshëm Nishani ishte mbrëmë i ftuari i emisionit “Arena” të Roland Qafokut në “Planet TV”. Duke iu përmbajtur mënyrës së tij fisnike të argumentimit në foltoret publike, ai i përballoi me sukses pyetjet e panelit të gazetarëve që kishte përballë deri në momentin që iu bë pyetja fatale “Sipas kabllogrameve të publikuara nga WikiLeaks, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Burgaj, është ankuar se nuk mund ta shkakrkojë zëvendësin e tij Kuliçaj, sepse ky i fundit ka mbështetjen e Kryeministrit. Ç’koment keni për këtë informacion?” Z. Nishani nuk bëri gafën që kishte bërë Ministri Olldashi, i cili kishte aluduar hapur se teksti i kabllogrameve të bëra publike nga WikiLeaks ishte “ndryshuar nga një dorë ballkanike”, por sidoqoftë, u detyrua ta mbronte me gjethe fiku njeriun më të afërt të Berishës në rradhët e policisë. Ai tha se kishte biseduar me Burgajn pas publikimit të kabllogrameve dhe ky i fundit i kishte deklaruar se nuk ishte ankuar ndonjëherë në ambasadën amerikane për Kuliçajn!!! Më tej, z. Nishani lavdëroi punën e Kuliçajt në sektorin e krimeve të rënda dhe të krimit të organizuar.
Kuliçaj ka qenë truproja më e besuar e Berishës kur ishte në opozitë. Ai ishte një ndër pesë truprojat që i mbetën besnikë Berishës në ditët e vështira të marsit 1997. E.Z.
Comments
Po ky (Nishani), eshte
<p>Po ky (Nishani), eshte deficent, apo perton te arsyetoj ?!</p>
Add new comment