Edi Rama me PR të ri

Postuar në 27 Shtator, 2011 13:36

Edi Rama ka zgjedhur të përballet me Berishën me mungesën e vet. Ai është i pranishëm në çdo lëvizje të opozitës (dhe opozita ka zënë të lëvizë pas një përgjumjeje të gjatë qw pasoi fiasco-n e kalkuluar elektorale në Tiranë), por jo me zë e me figurë. Berisha është i pranishëm ditë për ditë e gjithë ditën, nga mëngjesi deri në mbrëmje, duke u mbirë në sy shqiptarëve e duke i dhënë gojës në çdo rrethanë. Flet gjepura në vijimësi, e duket sikur këtë gjë e ka strategjike, e jo patologjike. Po lëvizi e po foli, ai do kamera me vete. Po s’pati kamera me vete, atij i duket vetja pa jetë, dhe çdo veprimtari pa kuptim.

Rama duket se ka adoptuar këto kohët e fundit një sjellje tjetër publike. Nuk del shpesh. Saktësisht, del rrallë. Nuk është në natyrën e tij të shfaqet rrallë, pasi ashtu si Berisha, e ka magjinë e vet tek forma e dukja, e jo tek substanca, por ka kohë që fytyrën e nxjerr me shumë kursim përpara kamerave. Për publikun ai egziston aq sa egziston aktiviteti i opozitës, dhe në atë masë që ai bën ndonjë shkrim në gazeta (u bë kohë që s’është parë në intervista televizive). Nuk duket zgjedhje e keqe (nëse kjo është një zgjedhje). Veç duhet sonduar elektorati socialist, se mos këtë stil PR-i, në vend ta marrë për një gjetje inteligjente, e merr për një bizarrí përtace e për tregues dobësie.

E.G.

Comments

Submitted by Niko (not verified) on

Rama nuk e ka idene se cfare eshte strategjia.Nje qeveri me kaq skandale do kishte rene edhe ne Kube apo Korene e Veriut.

Submitted by raimondi (not verified) on

Je plotesisht i sakte --Edi s'e ka haberin fare c'eshte strategjia .-- Ai hyn ne kategorine e atyre te rinjve qe e mbajne veten per moderne  dhe   qe hiqen sikur dijne gjitheshka , por qe nuk dijne azgje--

Biles nuk dijne as gjerat me elemntare ,sepse jane totalisht te shkeputur nga realiteti dhe nga tradita ....... I tille eshte Edi ... qe as nuk din, por as nuk  pranon qe te mesoje

Submitted by Alban (not verified) on

Edi Rama eshte njeri qe njeh strategjine e te ndertuarit. Per kete arsye shpresojme dhe do kontribuojme qe te jete ai qe do administroje punet e shtetit tone.

Submitted by hapi (not verified) on

Mirë që je militant, por të paktën flit për një parti ose për një krah politik që do të na administrojë, jo për një njeri.

Po fillove me fol për një njeri si mesia, ke humb pa fillu loja.

Submitted by Alban (not verified) on

Por, vella, une nuk jam socialist dhe nuk kam prirje ideologjike te majte apo te djathte. Une vete me pare kam votuar PD-ne dhe nuk jame bere pishman sepse edhe ajo vota ime ndikoi qe te dilte nga politika e puneve tona nje i kryekorruptuar dhe i pamoralshem si Fatos Nano. Une mbeshtes Edi Ramen sepse jam i bindur qe eshte nje njeri qe e do dhe e enderon Shqiperine ne te njejten menyre sic edhe une. Dhe jam i sigurte se me te arrdhur ne pushtet Edi Rama do formoje nje ekip profesionistesh te denje per tu sherbyer njerezve ne nevoje dhe do shtroje rrugen per nje te ardhme me te mire per femijet tane. Jam une naiv? idealist? Aspak. un shoh faktet dhe jo njeriun. Shikoni sot 'ish-bashkine e Tiranes' si po katandiset. Projekti i sheshit - per te cilin Edi Rama morri pergjegjesi publike kur deklaroi se do te ishte nga me spektakolaret ne rrajon dhe nje atraksion i vertet turistik per Shqiperine- sot eshte ne meshire te fatit dhe rrezikon te kthehet si dikur gropa e hajdin sejdise. Pse nuk reagon askush per kete fakt. Madje marr guximin tju them qe ju nuk keni fytyre te kritikoni nje njeri qe ka bere aq shume per Tiranen. Ne cfare menyre e tregoni ju dashurine per vendin tuaj. Nese ju nuk dini te beni dallimin mes ish-Bashkise se Tiranes dhe rregjimit qe na drejton sot atehere ky eshte problemi juaj sepse jeni ju qe shikoni njeriun dhe jo faktet.

Submitted by free (not verified) on

Me gjithe gabimet qe ka Rama,nuk mendoj se renien e qeverise e ka ai ne dore!!! Renien e qeverise e kemi ne ne dore (populli).
Dikush me larte tha,se nje qeveri e tille do kishte ren ne Kube dhe ne Korene e Veriut.Natyrisht qe po!!! Sepse ne ato vende,populli mendon
me mendjen e vete.Mire apo keq, mendon dhe vepron sipas instikteve te veta,per te gjetur nje zgjidhje imediate. Ashtu sikurse po ben dhe populli grek!!!
Nuk mendon,se cfare do thone Amerikanet apo Europianet!!!Ne fund te fundit,ata(USA EU) mendojne per ne,aq sa ne mendojme per problemet e ndonje fshati te humbur
te "Shqiperise"!!!Populli,peson gjithe te keqijat nga shteti,dhe mban syte nga Rama!!! Cfare eshte Rama ne fund te fundit??  Thjesht dikushi,
qe ka shfaqur ambicien per tu ber Kryeminister!!! Asgje me shum!! Ne kete kohe,dhe Djalli vete te vinte dhe te shfaqte ambicien per tu ber Kryeminister,
ne do t'ia jepnim mundesine! Sepse cdokush do te ishte me i frytshem se sa Saliu!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.