Vrasje nga mafia, nga dobësia, nga nderi

Postuar në 27 Shtator, 2011 03:06

Faqet e para të të përditshmeve tona ishin të dominuara nga lajmet e kronikës së zezë. Vrasja e Arjan Selimit, për nga stili e motivimi mafioz i egzekutimit e për shkak të faktit që viktima ish një personazh i njohur në llojin e vet në jetën metropolitane, jo vetëm ish zgjedhur kryelajm nga të gjithë, por dhe ish mbuluar gjerë e gjatë si ngjarje. Është vrarë poshtë pallatit ku banonte, me pesë plumba.

Krimi i dytë ka ndodhur në Rrogozhinë, ku Kreshnik Selmani ka vrarë fillimisht të fejuarën që ish shtatzanë në muajin e tretë, e më pas ka vrarë veten. Gjithçka ka ardhur si pasojë e refuzimit të të fejuarës për të abortuar fëmijën. Ndërsa krimi i tretë është krim brenda familjes dhe ka të bëjë me motive nderi. Është nga ato krime që kryhen ende veç në Shqipëri. Çfarë ka ndodhur? Djali kthehet nga emigracioni dhe prish fejesën. Kjo gjë e ka tronditur dhe koritur të atin, i cili ka menduar se nuk ka për të patur fytyrë më t’u dalë përpara njerëzve të vajzës. Vetëm një gjë ka menduar se mund ta lajë turpin që djali i vuri derës së tyre. Merr pushkën dhe e vret pjellën e vet. Me gjak të ftohtë. Në urdhërin e kodeve të nderit. Tani ka për ta bërë gjumin rehat (!!!)

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.