Arkiv-Lajme

Regjimi ambasadoro-kratik na është bërë shumë familjar

Postuar në 01 Tetor, 2011 05:31

Që ka një regjim ambasadoro-kratik, kjo gjë s’mund të vihet në diskutim. Mjaft të nënvizosh faktin se nuk ka ditë që mediat të mos i kushtojnë vëmendje deklaratave e qëndrimeve të ambasadorëve Arvizu, Sequi e Wollfartth, dhe bindesh mbi praninë e përmasat e këtij regjimi. Doni një ilustrim të freskët? Ambasadori amerikan sapo ka dhënë dy intervista të gjata për dy televizione të ndryshme, në prime time, dhe mass-media nuk la asnjë mesazh të tijin pa e raportuar e komentuar.

Libri i S. Ngjelës ka filluar të provokojë qysh tani

Postuar në 01 Tetor, 2011 04:55

Është shpejt të flasësh e hamendësosh lidhur me jehonën që mund të ketë libri i sapopublikuar i Spartak Ngjelës me titull “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare: 1957-2010”, por një gjë është e sigurtë qysh tani: ka shumë njerëz që do t’i vërsulen e do t’i kthejnë reston, pasi ky vetë, nga pozitat e autorit, nuk ka kursyer askënd, me sa duket. I pari që ka reaguar me tërsëllëm është Tritan Shehu, për të cilin Ngjela na thotë se bënte pjesë tek ata banorë të Tiranës, që “u hodhën me tërbim kundër çdo gjëje europiane, që ata jo vetëm nuk e dëshironin, por as mund ta kapnin”.

Diego Della Valle ble faqe gazetash për të bërë një j'accuse

Postuar në 30 Shtator, 2011 15:29

Një mënyrë shumë origjinale për t’u rreshtuar me Los Indignados (por pa e pretenduar këtë gjë) ka gjetur një nga sipërmarrësit më të njohur italianë, Diego della Valle, presidenti i kompanisë së prodhimit të këpucëve Tod’s, dhe i klubit të futbollit fiorentin. Della Valle është dalluar vazhdimisht për shpirtin e tij civik e për pjesëmarrjen aktive në jetën publike italiane, por kokëçarja e angazhimi i nesërm (të shtunën) ka për të qenë goditës, dhe ndoshta i frutshëm.

Familja Konomi ndihet e terrorizuar

Postuar në 30 Shtator, 2011 11:34

Ju kujtohet se çfarë deklaratash bënë menjëherë pas ngjarjes së Vlorës, ku gjeti vdekjen gjyqtari Konomi, autoritetet e larta shtetërore. “Ngjarja do të zbulohet shumë shpejt”, thanë Berisha e Topalli; është pak e çuditshme, pasi kështu thonë gjithnjë pas krimeve, të cilat nuk do të zbulohen kurrë. “Krimi nuk është i përkryer; autorët kanë lënë gjurmë, e prandaj do të zbulohen shumë shpejt”, tha ministri i drejtësisë, i cili nuk ka folur më qysh nga ai moment.

Një pasanik tjetër në SHBA kërkon të taksohet më shumë

Postuar në 30 Shtator, 2011 06:51

Pas miliarderit Warren Buffett (i treti në botë në listën e njerëzve më të pasur), i cili në muajin gusht i bëri thirrje Presidentit amerikan të rriste taksat për pasanikët e superpasanikët, shfaqet një tjetër që kërkon rritjen e taksave, gjithashtu. Është fjala për biznesmenin Russell Simmons, i cili është shprehur në të njëjtat terma e me të njëjtën logjikë. “E dini? Të gjithë ata që janë të punësuar tek unë, secili prej tyre pra, paguan taksa më shumë se unë”, tha ai për televizionin MSNBC.

Fati politik i Presidentit Topi dhe 6 opsione

Postuar në 30 Shtator, 2011 06:22

Fati i Presidentit të Republikës Bamir Topi, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike dhe tani në armiqësi me kreun e saj, Sali Berishën, ka qenë një prej më të diskutuarve dhe do të bëhet edhe më shumë i tillë me afrimin e datës së zgjedhjes së kryetarit të ri të shtetit. Ç’lëvizje do të bëjë Topi? pyetet gjithandej në qarqe politike e mediatike, por edhe në shoqëri. Përgjigja është dhënë mbrëmë me një frazë të vetme të cilën Presidenti e ka etiketuar si të preferuarën e tij: Kurrë mos thuaj kurrë!

DSK-ja ka ende llogarira për të mbyllur. Tani në Francë.

Postuar në 30 Shtator, 2011 05:26

Dominique Strauss-Kahn ka zgjidhur problemet me drejtësinë amerikane, dhe me shërbyesen e hotelit që e paditi për përdhunim (rezultoi një akuzë e pabazë), por në Francë është ende e pazgjidhur dhe e papërfunduar një histori e ngjashme. Këtë herë, personi që bën denoncimin nuk bën pjesë në ndonjë personel hoteli. Ajo është franceze. Është e sofistikuar kulturalisht. Quhet Tristane Banon. Është 32 vjeç sot, por denoncimi mbi DSK-në ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur në vitin e largët 2003. Është shkrimtare dhe gazetare.

Ambasadori amerikan flet për Opinionin e Klanit

Postuar në 30 Shtator, 2011 04:51

Kemi zgjedhur vetëm disa fragmente që përbëjnë thelbin e asaj që ai tha; ose më mirë të themi, disa fragemente që duket se përbëjnë interes për opinionin publik shqiptar.

Bode versus Kodheli për taksën e makinave

Postuar në 30 Shtator, 2011 04:26

Në debatin mes Bodes e Kodhelit, të zhvilluar me rastin e një interpelance në parlament, të bën përshtypje diçka: të dy kanë shifrat e tyre, dhe këto shifra u përkasin realiteteve të ndryshme. Gazetat e sotme jepnin debatin, por nuk mbanin qëndrim. Do ish mirë që gazetat, me të dhënat e tyre, t’i fusnin në makinën e së vërtetës këto deklarata e interpretime që s’puqen në asnjë pikë. Ja debate Bode-Kodheli, sidoqoftë. Ndoshta krijoni një ide vetë ju:
Kodheli: Sa është përfitimi i qeverisë nga taksa e re mbi makinat?

Bamir Topi i hedh dorezën e boksit Berishës

Postuar në 29 Shtator, 2011 16:08

Gjatë një interviste në “Top Story”, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, iu përgjigj kështu pyestjes së Sokol Ballës rreth një rikthimi të mundshëm në jetën aktive politike: “Vazhdoj të jem aktiv, i fortë dhe nuk është çudi që të kthehem në jetën politike. Sa më afër mbarimit të mandatit, kjo ‘nuk është çudi’ merr karakter afermativ. Sa kohë jam i fortë dhe aktiv ajo çudia kthehet në afermacion, pra në një ‘PO’. Në bazën të asaj që unë testoj, besoj se është një moshë kur njeriu, për t’i shërbyer vendit, është gjithmonë i gatshëm.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme