Familja Konomi ndihet e terrorizuar

Ju kujtohet se çfarë deklaratash bënë menjëherë pas ngjarjes së Vlorës, ku gjeti vdekjen gjyqtari Konomi, autoritetet e larta shtetërore. “Ngjarja do të zbulohet shumë shpejt”, thanë Berisha e Topalli; është pak e çuditshme, pasi kështu thonë gjithnjë pas krimeve, të cilat nuk do të zbulohen kurrë. “Krimi nuk është i përkryer; autorët kanë lënë gjurmë, e prandaj do të zbulohen shumë shpejt”, tha ministri i drejtësisë, i cili nuk ka folur më qysh nga ai moment.
Kanë kaluar tri javë, tanimë, dhe asnjë lajm i ri nuk del nga grupi që merret me hetimin e asaj ngjarjeje. Sikur të mos ish mjaft kjo, familjarët e tjerë dhe të afërm të viktimës ndjejnë se mund të jenë dhe ata viktima. Jetojnë në një klimë frike, e cila në sytë e tyre është theksuar nga fakti, që nuk duken shenja se mund të gjenden (se ka vullnet për t’i gjetur) autorët e krimit të kryer mu në mes të qytetit bregdetar. Kjo frikë u rritet në prag të një gjyqi, që është vendosur për t’u zhvilluar në datën 3 tetor, e që ka në qendër çështjen e po atyre pronave, për të cilat gjeti vdekjen njeriu i tyre. “Pa dashur të hamendësojmë ndonjë gjë”, thonë ata në letrën e hapur dërguar presidentit, ministrit të drejtësisë, dhe zv.kryetarit të KLD-së, “kërkojmë që ju të ushtroni të gjithë influencën tuaj që ky proces [i 3 tetorit] të zhvillohet sa më i qetë, i rregullt dhe në përputhje të plotë me ligjin. Familja jonë kërkon jo vetëm mbrojtjen e pjesëtarëve tanë, por edhe të trupit gjykues ndaj presioneve të mundshme."
Deri këtu paska arritur puna. Ku jetojmë, vallë?
E.G.
Comments
Ne Shqiperi sistemi
<p>Ne Shqiperi sistemi administrativ dhe juridik jane nul. Te gjithe te korruptuem, prej krenave deri tek nepunsi ma i thjeshte. Ka thane Dante Alighieri para 700 vjetesh: "Lasciate ogni speranza voi che entrate!"</p>
po ju jeni gazetare apo jo?
<p>po ju jeni gazetare apo jo? atehere perse nuk hulumtoni nese frika e familjes konomi eshte e perligjur apo eshte thjesht nje alibi per te bere presion e per te marre prona qe nuk u perkasin? Cila eshte arsyeja qe ju e merrni te mireqene se ajo qe thone Konomet eshte e vertete?</p>
Add new comment