Libri i S. Ngjelës ka filluar të provokojë qysh tani
Është shpejt të flasësh e hamendësosh lidhur me jehonën që mund të ketë libri i sapopublikuar i Spartak Ngjelës me titull “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare: 1957-2010”, por një gjë është e sigurtë qysh tani: ka shumë njerëz që do t’i vërsulen e do t’i kthejnë reston, pasi ky vetë, nga pozitat e autorit, nuk ka kursyer askënd, me sa duket. I pari që ka reaguar me tërsëllëm është Tritan Shehu, për të cilin Ngjela na thotë se bënte pjesë tek ata banorë të Tiranës, që “u hodhën me tërbim kundër çdo gjëje europiane, që ata jo vetëm nuk e dëshironin, por as mund ta kapnin”. Për këta Ngjela ka shtënë në punë kategorinë e gjerë “antiqytetërim”. Tok Me Tritan Shehun, ai përmend dhe emra të tjerë të njohur, si Xhelal Gjeçovi, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Moikom Zeqo, etj.
Tritan Shehu nuk e ka lexuar librin (kështu thotë), por kjo s’e ka penguar të nxitojë për të dhënë një intervistë për Gazetën Shqiptare, ku shpërthen kundër Ngjelës. E quan “njeri me haluçinacione, djali i Bllokut, megaloman, njeri me mllefe, njeri bosh, ekstravagant”, etj, etj.
E.G.
Add new comment