Arkiv-Lajme

Berlusconi-it po ia rrëzojnë kalanë nga brenda?

Postuar në 05 Tetor, 2011 16:23

Në Italinë e këtyre kohëve ndodh pothuaj çdo ditë diçka që e rëndon situatën e Berlusconi-t. E vërteta është se ai ka ditur t’u rezistojë deri më sot të gjitha sulmeve e ngjarjeve, por ka ca javë që, edhe pse demonstron se mund të rezistojë akoma, duket se fuqitë po i mbarojnë. Prandaj ka zënë të lëshohet me shprehje të llojit “Italia është një vend muti”, “do t’i bëj naftën këtij vendi”, “do ta hedh këtë barrë që më kanë ngarkuar mbi shpinë”, etj, etj.

Letra e Withers-it: Miq shqiptarë, besojini diplomacisë amerikane!

Postuar në 05 Tetor, 2011 14:24

Të dashur miq, ka kaluar tashmë një vit qysh kur u largova nga shqipëria. Jeni ende në mendjen dhe kujtimet e mia për dashamirësinë e madhe që më keni dhënë dhe për përvojat e pasura që kemi bashkëndarë. Një pjesë e imja do qëndrojë gjithmonë në Shqipëri.
Gjatë javëve të fundit në mediat tuaja janë shfaqur kabllograme të pretenduara të Departamentit të Shtetit, të zbuluara nëpërmjet Wikileaks-it.  Ka pasur vazhdimisht spekulime lidhur me këto kabllograme; dhe, për fat të keq, një pjesë e madhe e këtyre spekulimeve ka qenë çorientuese dhe e pasaktë.

Ngjela, anti-intelektualizmi, dhe një shkrim i Preç Zogajt për të

Postuar në 05 Tetor, 2011 11:34

Preç Zogaj, në një shkrim të gjatë shtrirë në dy faqe të Shekullit të sotëm, analizon dy protagonistë të politikës shqiptare në raport me mjedisin politik shqiptar: Arbën Xhaferrin dhe Spartak Ngjelën. Shtysën ia japin dy libra botuar së fundmi në Tiranë. I pari është ‘Përkulja dh rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010’ i Spartak Ngjelës dhe i dyti ‘Në Tetovë në kërkim të kuptimit’, një libër-intervistë i gazetarit Enver Robelli me Arbën Xhaferrin.

Pse Withers-i e ka parë të udhës të shkruajë një letër?

Postuar në 05 Tetor, 2011 10:36

Televizioni Top-channel ka marrë ekskluzivitetin e lajmit, që ka lidhje me një letër të ish-ambasadorit amerikan John Withers në adresë të shqiptarëve, dhe është duke e përdorur këtë scoop “në mënyrë torturuese”. Do ta transmetojnë pas edicionit kryesor të lajmeve të orës 19.30. Por thelbi është marrë vesh tanimë. Ish-ambasadori në pension e ka parë të nevojshme të bëjë disa sqarime dhe të merret me “një numër keqperceptimesh që janë duke qarkulluar”. “Një gjë të tillë nuk e bëj më si ambasadori amerikan në Shqipëri, por si një nënshtetas i vendit tim.

Ish-ambasadori Withers: S’kam bërë politikë personale, kam përfaqësuar Presidentin e SHBA-ve

Postuar në 05 Tetor, 2011 07:48

Në një letër të hapur për shqiptarët, dërguar Top Channel-it, John Withers, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, ka komentuar rreth kabllogramëve të ambasadës që publikoi WikiLeaks dhe u është përgjigjur akuzave që i ka bërë Berisha atij personalisht. Withers e quan publikimin e kabllogramëve të dëmshëm për diplomacinë amerikane, por nuk e përgënjeshtron autenticitetin e tyre.

Parlamenti në funksion të bizneseve

Postuar në 05 Tetor, 2011 05:08

Nga fundi i shtatorit, parlamenti miratoi një akt normativ të qeverisë lidhur me mbylljen deri më datën 7 tetor (vini re urgjencën!) të bizneseve të njohura me emrin “varrezat e makinave”, të cilat i kemi pasur para syve gjithë kohën në formën e kapicës së makinave të vjetra buzë rrugëve nacionale. Dhe në dukje kjo ishte arsyeja e miratimit të këtij akti normativ: këto “parqe hekurishtesh” provokonin një ndotje mjedisore.

Procesi i regjistrimit vijon; tok me do ngecje e provokime të pritshme

Postuar në 05 Tetor, 2011 02:31

Qeveria shqiptare është paditur nga qarqet nacionaliste e patriotike nga brenda, se regjistrimi etnik e fetar është adoptuar nën presionin e qeverisë greke, e cila, sipas këtyre qarqeve, sheh tek censusi një rrethanë të volitshme për të matur njëherë e mirë peshën e minoritetit grek në Shqipëri. Nuk dihet se sa qëndrojnë këto spekullime, por nuk ka qenë asnjëherë sekret që qarqe të caktuara greke do ta ndiqnin me interes këtë proces.

Aktori Hugh Grant është i zhgënjyer nga standardi etik i politikanëve britanikë

Postuar në 04 Tetor, 2011 16:14

Aktori i Hollywood-it, Hugh Grant, ka dhe interesa të tjera përveç profesionit e pasionit të tij. Ai nuk nguron ta thotë të vetën lidhur me çështje të caktuara të politikës britanike, e një sosh kohët e fundit ka qenë ajo e përgjimit të telefonave të vip-ave e të personazheve mediatike nga gazeta News of the World, e cila nuk egziston më qysh prej atij momenti. Murdoch-u, financuesi i saj, mori shpejt e shpejt vendimin për ta mbyllur i trysur medemek prej vetëdijës së tij, se ajo që kish ndodhur ishte diçka e pafalshme.

Rama dhe Berisha në ‘shtëpinë’ e Arvizusë; as debat e as shtrëngim duarsh

Postuar në 04 Tetor, 2011 14:45

Rama ka mbërritur me vonesë dhe ka shtrënguar duart me Topin, por ka shmangur Berishën. Ndërkohë dy krerët e lartë të shtetit, Kryeministri dhe Presidenti, që e kanë përshkallëzuar së fundmi luftën e deklaratave në media kanë mundur të prodhojnë një duarshtrëngim. Kështu, takimi në Ambasadën amerikane me rastin e 20-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes ShBA-ve dhe Shqipërisë, megjithë atmosferën miqësore nuk ka prodhuar mjaftueshëm miqësi sa për të sjellë një shtrëngim duarsh mes kryetarit të mazhorancës dhe të opozitës.

Malaj si Topi, një tjetër parti e re majtas?

Postuar në 04 Tetor, 2011 11:18

Arben Malaj, deputet i PS-së, në një intervistë të dhënë për gazetën online Idea, të rimarrë edhe nga e përditshmja MAPO, e sheh si alternativë të mundëshme krijimin e një partie të re në të majtë të spektrit politik. Nëse nuk ndodh demokratizimi i PS-së, sipas ish-ministrit Malaj, ndarja do të shihet si opsion. Malaj është një prej anëtarëve të Lëvizjes për Mendim Ndryshe, një grup kritik ndaj kryetarit Rama brenda PS-së, impakti i të cilit erdhi gjithnjë duke u zbehur, saqë tani kujtohet vetëm si akronim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme