Malaj si Topi, një tjetër parti e re majtas?
Arben Malaj, deputet i PS-së, në një intervistë të dhënë për gazetën online Idea, të rimarrë edhe nga e përditshmja MAPO, e sheh si alternativë të mundëshme krijimin e një partie të re në të majtë të spektrit politik. Nëse nuk ndodh demokratizimi i PS-së, sipas ish-ministrit Malaj, ndarja do të shihet si opsion. Malaj është një prej anëtarëve të Lëvizjes për Mendim Ndryshe, një grup kritik ndaj kryetarit Rama brenda PS-së, impakti i të cilit erdhi gjithnjë duke u zbehur, saqë tani kujtohet vetëm si akronim. Malaj, Harasani, Blushi, Islami dhe Bello nuk janë më bashkërisht vokalë kundër lidershipit të PS-së, çka e bën më pak kërcënuese për selinë rozë idenë e shkëputjes së deputetit. Arben Malaj përbën rastin e dytë të paraqitjes publike të mundësisë së ndarjes nga partia mëmë. Presidenti Topi në një intervistë për emisionin Top Story e la të hapur gjithashtu mundësinë që pas përfundimit të mandatit të parë do të vihet në krye të një formacioni të ri politik. Pavarësisht peshës së ndryshme të Topit dhe Malajt në dy anët e spektrit politik shqiptar, duket se PD dhe PS mund të hyjnë në zgjedhjet e ardhshme më të mpakura.
H.B.
Comments
Shqiperija do shpetoje kur te
<p>Shqiperija do shpetoje kur te zhduken nga politika te gjithe hajdutet e alabakut Nano .Dhe kanibalet Berishiste</p>
Sa keq qe kjo faqe nuk
<p>Sa keq qe kjo faqe nuk etiketohet si "Zeri i Edi Rames" sepse do te ishte perputhja me e katercipte dhe optimale e asaj cka eshte dhe asaj cka do te veteetiketohej. Pse nuk e analizoni me kendveshtrimin e duhur ate cka prezanton Ben Malaj por vazhdoni te elozhoni terthorazi ate qe e ka lene Shqiperine pa opozite politike dhe te godisni cdo tentative antiberisha por njekohesisht dhe antirama. Jeni simetrike te perkryer te 55-s ne cdo artikull apo analize tuajen. Mjere opinioni publik i bimanipuluar</p>
Add new comment