Procesi i regjistrimit vijon; tok me do ngecje e provokime të pritshme

Postuar në 05 Tetor, 2011 02:31

Qeveria shqiptare është paditur nga qarqet nacionaliste e patriotike nga brenda, se regjistrimi etnik e fetar është adoptuar nën presionin e qeverisë greke, e cila, sipas këtyre qarqeve, sheh tek censusi një rrethanë të volitshme për të matur njëherë e mirë peshën e minoritetit grek në Shqipëri. Nuk dihet se sa qëndrojnë këto spekullime, por nuk ka qenë asnjëherë sekret që qarqe të caktuara greke do ta ndiqnin me interes këtë proces.

Pardje, në fshatin e Korçës, Shën Gjergj, banorët e këtij fshati kanë kërkuar të regjistrohen en bloc si grekë mb bazën e pretendimit se e kanë fshehur për një kohë të gjatë origjinën e tyre. Shtypi ynë nuk i lejoi vetes spekullime në këtë rast (edhe lajmit nuk i kushtoi vëmendje), por anketuesja në terren u bë nervoze, a thua se ish aty si patriote e jo si administratore e procesit të regjistrimit. Ndërsa dje, në Janinë, janë parë nëpër mure postera, ku u bëhet thirrje “vorioepirotëve” të kthehen në Shqipëri e të regjistrojnë origjinën e tyre etnike, dmth atë greke.

Janë situata të pritshme, në fakt, por procesi i regjistrimit nuk duket se mund të komprometohet nga ngjarje të tilla. Majde, ky proces po vijon i qetë në jug të vendit, në Gjirokastër, ku nuk ka shenja se i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për bojkot që ka ardhur nga PBDNJ-ja dhe Omonia. “Shumë prej minoritarëve janë konfuzë, megjithatë”, thuhet në numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Shume njerez knae qene te detyruar te ndryshojne etnine dhe per mua eshte fakt. Dhe kjo duhet ti beje me turp atdhetaret. Nuk mund te behen njerezit me zor shqiptare, greke, amerikane etj. aleanca kuq e zi eshte aleanca e injoranteve</p>

Submitted by Aulin (not verified) on

<p>Te gjithe po deklarojne etnine, nuk e kuptoj perse shqiptaret jo!? Jam konfuz! Hem nacionalist, e hem nuk duhte te deklaroj etnine.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.