Parlamenti në funksion të bizneseve

Postuar në 05 Tetor, 2011 05:08

Nga fundi i shtatorit, parlamenti miratoi një akt normativ të qeverisë lidhur me mbylljen deri më datën 7 tetor (vini re urgjencën!) të bizneseve të njohura me emrin “varrezat e makinave”, të cilat i kemi pasur para syve gjithë kohën në formën e kapicës së makinave të vjetra buzë rrugëve nacionale. Dhe në dukje kjo ishte arsyeja e miratimit të këtij akti normativ: këto “parqe hekurishtesh” provokonin një ndotje mjedisore.

Mobilizimi parlamentar në favor të këtij akti (opozita ka qenë kundër) don të thotë se, nëse pas datës 7 tetor do të ketë ende makina në vendet ku janë sot, ato do të sekuestrohen. Ku do shkojnë? Kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje Top-channel-i. Paralelisht me hartimin e miratimin e këtij ligji, në terren është vijuar me ndërtimin e impianteve ku do të përpunohen këto mbetje. Vetëm disa dhjetra metra larg mbikalimit të Xhafzotajt, në të djathtë të rrugës Tiranë-Durrës, është ndërtuar tanimë një impiant i tillë, i cili ka filluar nga puna. Kompania që e ka ndërtuar këtë impiant quhet Scholz, dhe ka për pronarë Branisllav Pejoviçin dhe Rado Brajoviçin.

Si lidhen gjërat? Zakonisht bëhen ligjet, e mbi bazën e tyre hapen aktivitete biznesi, ndërsa në Shqipëri ndërtohen fillimisht biznese, dhe më pas miratohen akte që legjitimojnë këto biznese.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.