Arbën Xhaferi rrëfen vetveten

Ka dalë në treg një libër i publicistit kosovar Enver Robelli me titull “Arben Xhaferi Rrëfen, në Tetovë në Kërkim të Kuptimit”. Libri është ndërtuar në formën e një interviste me pyetje të Robellit (janë 40 pyetje), nëpërmjet së cilës ne marrim vesh ca më mirë, se kush është Arbën Xhaferi dhe çfarë mendon ai për botën. Pas një përvoje thadruese në Beograd në të ritë e vet, që ato mote ishte qendra e një federate shumëngjyrëshe (e tillë ishte Jugosllavia e Titos) dhe një përvoje vibrante në Prishtinë, në mënyrën më të çuditshme ai shkon e burgoset më tej në periferi, në Tetovë, ku, në kundërshtim me thirrjet e urdhërat që i vinin nga brenda qenies, vendos të merret me politikë aktive, derisa ca prej sëmundjes e ca prej vetëdijës se nuk kish kurrfarë dobie të humbiste kohë me do kokëçarje që të tjerëve u kishin më shumë hije, e braktis atë. Sigurisht, vijon të shkruajë për politikën, por tanimë nga pozicioni i intelektualit publik.
Ka shumë gjasa që në Tiranë Arbën Xhaferi të vlerësohet më shumë se sa në qytete të tjera të botës shqiptare (pse-ja është për t’u shpjeguar). Të gjitha gazetat e sotme e kishin dhënë lajmin mbi publikimin e këtij libri. Ja një fragment i shkurtër nga libri:
Pyetje: Duket se mosdurimi mes intelektualëve shqiptarë është legjendar. Shembuj aktualë janë Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja, dy personalitete që në të kaluarën jo rrallë e kanë himnizuar njëri-tjetrin dhe tash secili dëshiron ta shohë tjetrin në ferr?
Përgjigje: …. Tema e debatit që i nxehu gjakrat, jo vetëm të tyre, por edhe në shoqëri, kishte të bënte me çështje thelbësore për ardhmërinë e shqiptarëve; përkufizimi i identitetit të tyre. Kjo temë hapet herë pas here, dhe përkundër rrezikut që përmbajnë në vete këto debate polarizuese, megjithatë, janë të nevojshme për të gjetur sintezën kombëtare të një niveli më të lartë…. Ismail Kadareja, si zakonisht, e zgjodhi pozicionin e projektuesit, të vizionarit, që anticipon proceset që do të zhvillohen në të ardhmen. Ai, duke marrë parasysh të kaluarën e shqiptarëve si dhe sfidat që do të shfaqen në të ardhmen, ndërtoi qëndrimin se identiteti shqiptar ka qenë oksidental dhe duhet të zhvillohet si i tillë edhe në të ardhmen. Nga ana tjetër, Rexhep Qosja zgjodhi pozicionin e realistit, duke theksuar se gjatë historisë është ndryshuar identiteti i shqiptarëve dhe se në të ka elemente orientale, të proveniencës islame. Kjo polemikë nuk do të ishte aq e zjarrtë sikur të mos kishte ndodhur akti terrorist i 11 shtatorit, që krijoi situatë krejtësisht të re në raport me terrorizmin që e nxisnin disa grupime radikale islamiste. Të gjithë shqiptarët shikojnë një rrezik politik nga mundësia që të kategorizohen si popull me kulturë lindore ose të paktën të frikësohen nga propaganda intensive e armiqve të popullit shqiptar, që e ndërtojnë vazhdimisht këtë perceptim për ta. Siç dihet, ndodhën disa implikime të shqiptarëve në këto rrymime të reja, që krijojnë brenga të reja për të gjithë ata që mendojnë për ardhmërinë.
… Problemi që ngjall shqetësime ka të bëjë me dilemën e kotë se cilit identitet duhet t’i jepet përparësia. Deri më tani, te shqiptarët, të paktën pas Rilindjes Kombëtare e këndej, përparësia i është dhënë identitetit kombëtar dhe deri diku janë ndrydhur identitetet e tjera. Në hapësirat ku jetojnë shqiptarët, pra në Europë, vetëm identiteti kombëtar ka qenë dhe është faktori që bën të mundshëm krijimin e shtetit shqiptar. Variantet e tjera do dështonin. Nga ana tjetër, indi ndërlidhës, ai që krijon kohezion brenda shoqërisë shqiptare, është gjuha. Siç dihet gjuha shqipe i takon grupit të gjuhëve indoeuropiane, kështu që krahas pozicionit gjeografik, luan rol përcaktues të identitetit perëndimor të shqiptarëve. Kur përmendet faktori gjeografik, duhen marrë parasysh standardet politike që vlejnë në këto hapësira. E kam fjalën për parimin e laicizmit (shekullarizmit) të shtetit. Pa respektimin e këtij parimi, nuk mund të funksionojë asnjë shtet në Europë. Polemika që u hap në mes të Kadaresë dhe Qoses mori përmasa të zjarrta për shkak të kontekstit kohor. Përndryshe, polemika do të ishte krejtësisht normale dhe e dobishme.
Pyetje: Rreth Ismail Kadaresë mbizotëron mendimi se padyshim është shkrimtar i rëndësishëm. Por, jo pak zëra, jo vetëm shqiptarë, e kritikojnë për rolin e tij në kohën e komunizmit. Natyrisht nga pozita e sotme është e lehtë të demonstrosh trimëri dhe disidentizëm. Megjithatë, a mbetet ndonjë njollë në biografinë e Kadaresë nga koha e diktaturës së Enver Hoxhës?
Përgjigje: Të gjithë ata që përpiqen të gjejnë njolla në biografinë e Ismail Kadaresë janë njerëz që, në rend të parë, nuk e vlerësojnë krijimtarinë artistike si diçka sublime. Ata, duke moralizuar me çdo gjë, e vënë në plan të parë disidencën. Çdo populli i duhen veprat e autorëve që në vete ngërthejnë mesazhe universale ose vlera që e lartësojnë nivelin kulturor të një populli. Në fushën e estetikës, kur ka antagonizëm ndërmjet krijimtarisë dhe biografisë, sugjerohet që të lexohen veprat e autorit. Vetëm ato janë indikatorë të vlerës. Martin Hajdegeri (Martin Heidegger), njëri nga filozofët më të mëdhenj bashkëkohorë, në vitin 1933 zgjidhet rektor i Universitetit të Frajburgut. Me këtë rast ai mban një fjalim për rolin historik të Gjermanisë, që ngërthente në vete nuanca të politikës ditore. Mirëpo sot askush s’e njeh Hejdegerin përmes këtij fjalimi, por përmes veprave të tij filozofike. Po kështu, një filozof tjetër kulmor, hungarezi Gjergj Llukaçi (Gyorgy Lukacs), pat shkruar një recension shumë pozitiv për librin e Stalinit për gramatikën dhe në këtë mënyrë e fitoi qetësinë që të merret me krijimtarinë e tij filozofike duke begatuar thesarin e dijes njerëzore. Askush nuk e sheh atë, nuk e vlerëson, përmes këtij recensioni, por përmes veprave të tij autentike filozofike.
Pyetje: A ka Enver Hoxha ndonjë meritë për Kosovën?
Përgjigje: Enver Hoxha ka më shumë merita për Kosovën sesa për Shqipërinë. Në Kosovë atë e perceptonin si engjëll mbrojtës, si frymëzim, si person që është duke formuar shqiptarin e ri. Personalisht njoh shumë pak njerëz që kanë qenë antienveristë. Në Shqipëri, mbase me të drejtë, e konsiderojnë si satrap, i cili ka shkaktuar fatkeqësi një brezi të tërë njerëzish të pafajshëm. Kësaj i thonë ironi e fatit. Ne që e kishim atë larg e idealizonim, ndërkaq ata që e kishin afër e nëmnin orë e çast.
Pyetje: A ka Josip Broz Titoja ndonjë meritë për zhvillimin politik, arsimor, ekonomik dhe kulturor të Kosovës?
Përgjigje: Gjithsesi ka. Ai, prej të ligjve, ishte më pak i tillë. Mirëpo nuk duhet të idealizohet. Ai nuk e përmbushi premtimin kryesor ndaj Kosovës: të lejojë të drejtën e vetëvendosjes; pas kësaj, as të drejtën e barazimit të statusit të saj me entitetet e tjera konstituive të Jugosllavisë. Po ashtu, ai nuk e shfuqizoi marrëveshjen me Turqinë për shpërngulje të shqiptarëve, si dhe nuk ndaloi fushatën e kërkimit të armëve, që ishte pretekst për reprezalje të cilat nxitnin popullatën shqiptare të shpërngulet. Nga ana tjetër, atij nuk mund t’i mohohet merita e decentralizimit të Jugosllavisë, koncepti i Kushtetutës së vitit 1974, që ishte, në fakt, prelud për shpërbërje të saj. Me këtë Kushtetutë Kosova fitoi statusin që deri diku e barazonte atë me republikat e tjera.
Comments
Nje te mete kane te gjithe

Nje te mete kane te gjithe intelektualet tane --Flasin vetem per te kaluaren dhe nuk japin asnje ide per te ardhmen e kombit shqiptar , se si duhet ndertuar ajo ne kuader te mundesise se bashkimit te trojeve shqiptare

-------Kemi Greqine qe ka 5 fshatare ne ca fshatra te humbura dhe kerkon t e na marri gjithe jugun e Shqiperise. Kemi nje fshat s;llavo maqedonas dhe Maqedonasit kerkojne pjesen e tyre

Ndersa ne kemi 900, 000 shqiptare ne Maqedoni dhe nuk bejme asnje perpjekje qe te krijojme poltika te tilla qe ti paraprijne nje bashkimi te atyre shqiptareve me Shqiperine duke kerkuar fillimisht nje autonomi te zgjeruar te vet qeverisjes se shqiptareve brenda Maqedonise ne forme konfederative dhe me vone te kerkojme shkeputjen e tyre drjet duke u bere pjese e jona.Aq me teper qe sjellja e sllavo-maqedonasve ndaj shqiptareve eshte kriminale dhe gjithe keto vite treogjne se ata nuk ndryshojne ne qendrimine tyre ndaj nesh

Ndersa politikanet tane bejne analiza per te kaluaren ,c'ka tregon nje DEFICENCE intelektuale per te perballuar te tashmen dhe te ardhmen , por ne te njejten kohe edhe nje mungese respekti per identitetin e tyre dhe per popullin e tyre

Intelektualet e kane per detyre ti praprijne te ardhmes . Nje te ardhem qe ti sherbeje lumturise se kombit te tyre ,ndryshe tregon se ata intelektuale kane mangesi shtetformimi

Areber Xhaferi ,siaps meje eshte politikani me inteligjent shqiptar ,dhe eshte e pafalshme qe ai te mos mendoje ,apo t emos japi nje ide te pergjithshme per te ardhmen e perbashket te kombit shqiptar ne Shqiperi,Kosove, shqiptaret e Maqedonise dhe Shqiptaret e Malit te zi ,e cilaka qene edhe enderra e rilindasve tane por edhe enderra e gjithe shqiptareve dije dhe sot

-Sepse te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen kerkojne qe te jetojne te lire dhe nen udheheqejne nje qeverie te perbashket shqiptare dhe jo nen urdherat e te huajve Sllave ,

Ndaj politikanet dhe intelektualet shqiptare e kane per detyre nqs e quajne veten shqiptare te ndihmojne ne zgjidhjen e ketij problemi qe i ka dale perpara ko,mbit shqiptar dhe qe me peshen e tij po i merr frymen kombit tone

-Dmth qe intelektualet tane te japin nje zgjidhje se si te bashkohemi fillimisht gjithe shqiptaret ne nje shtet dhe pastaj ashtu te bashkuar shkojme ne Europen e Bashkuar,

Jo other way around , sic na thone disa politikane dembele dhe qesharake qe e kane hallin vetem tek karigia e tyre ,dhe nuk ju behet aspak vone per popullin shqiptar qe vuan nen thundren e sllaveve ....

------Pra mendimi im eshte qe politikanet shqiptare jashte Shqiperise ti kerkojne Tiranes zyrtare qe si hap t e pare te beje njehsimin e gjuhes shqipe kudo ne trojet ku jetojne shqiptaret .

-Gje qe e ka kerkuar Rexhep Qosja vite me pare , dhe pastaj ti kerkohet Tiranes zyrtare qe te punoje poltikisht me USA dhe EU per te bere hapa drejt bashkimit te Kosoves me Shqiperine dhe jo te genjejme veten se do bashkohemi duke u futur ne BE

--------Ne BE do kohe te futemi, ndersa bashkimi Kosove - Shqiperi eshte me i mundeshem te behet , sepse ne Terren cdo gje flet ne favorin tone ,tani eshte puna e politikkes qe te punoje edhe ne "Tavoline " per ta bere De Jure bashkimin duke perdorur miqte tane ne USA , Angli , France etj..

------------Ne fund ,duke marre shkas nga ky shkrim , do ishte mire qe zoti M.Nano te ndermari nje inisiative ketu en forumin e tij ku te ftohen politikanet e Kosoves dhe Maqedonise ,malit te Zi etj (shqiptaret e kam fjalen ) por edhe te Shqiperine dhe te disktuohet ne lidhje me MUNDESINE E NJE BASHKIMI SHQIPERI -KOSOVE --Si nje Perspetkive qe duhet bere Realitet ne fillim ne leter me idete qe do shfaqi gjitheseicili dhe pastaj poltiika shqiptare ta kete si nje plan -perpsektive te sajen

--Po ashtu te diskutohet edhe per Problemin e shqiptareve te Maqedonise duke dhene idete ne lidhje me krijimin e nje Autonomie te trevave ku banojne shqiptaret dhe jo te ecet me idene qe ka shfaqur dikur zoti Xhaferi qe per shkak te lindjeve te shumta Maqedonia do behet shqiptare ne nje te ardhme --Jo.-- Ajo nuk eshte ide qe i sherben shqiptareve qe tashme jane duke vuajtur nga arroganca e sllaveve te Maqedonise ---

------------Pra te krijohet nje Teme ku te diskutohet Per Ruget dhe Politikat SE SI TE HARRIHET ne te ardhmen e perbashket te gjithe shqiptareve ne nje shtet te vetem mbareshqiptar ----------Ku populli shqiptar ne trojet e tij te udhehiqet nga bijte e tij me te mire dhe jo nga te huajte .....

Gjynah, kohë e letër e

Gjynah, kohë e letër e harxhuar kot. Kush ka mbetur pa e njohur Xhaferrin, t'i bjerë shkurt e të pyesë shqiptarët e Maqedonisë. Ata, ndryshe nga ne këtu që i njohim mirë vetëm helmin e fjalës, i njohin dhe i vuajnë helmin e veprimit.

Jetë të gjatë A. Xhaferri, rrofsh e pafsh ndryshimin e erërave sërish.

Z. Arbën Xhaferri eshte nje

Z. Arbën Xhaferri eshte nje nga personalitetet e rralla nder shqiptare. Shkrimet e tij, intervistat e tij reflektojne dije e mencuri te hatashme. Enciklopedi me vete. Vleresohet me shume ne Tirane - thuhet me lart. Me behet qejfi per kete. Personaliteti i tij nuk mund te perceptohet e aq me teper te kuptohet nga njerez te thjeshte. I perket rrangut me te larte te intelektualeve. I uroj nga zemra jete te gjate e veprimtari sa me aktive ne te mire te ceshtjes shqiptare!

Add new comment