Si na shohin të huajt: bufi i stemës së Bylisit të Ballshit

WSC (When Saturday comes), një revistë sportive që tregon se anglezët, përveç futbollit, kanë të zhvilluar edhe fantazinë mbi të, merret edhe me dekodimin e stemave të klubeve të futbollit. Këtë javë ka pikasur emblemën e ekipit shqiptar të futbollit ‘KF Bylis’, e cila ka në qendër një buf. “Nuk e di si i bëjnë gjërat në Shqipëri, por nuk i bëjnë njëlloj si ne këtu. Të vendosësh një buf me probleme përqendrimi në qendër të stemës së një klubi futbolli, duket si tërheqje vëmendjeje në drejtimin e gabuar”. Kështu e nis dekriptimin e simbolikës së Bylisit, Cameron Carter i WSC-së. Nuk është e qartë, vazhdon ai, se si dizajnuesit kanë arrritur te ky simbol, por disa hamendësime mund të jepen. “Së pari duhet të ketë qenë një konkurs për dizajnon e stemës së klubit që është fituar nga një 5 vjecar, koncepti i të cilit për natyrën si një lloj kampi pushimi veror për kafshë me probleme fizike i shkon përkundër sensit të poezisë së Tennyson-it “Natyra, e kuqe në dhëmbë dhe kthetra”.
Së dyti, vazhdon sarkazma e WSC-së, ekziston një traditë e llojit naivo-primitiv në botën e heraldikës shqiptare dhe kjo e Bylisit, për shqiptarët, ndoshta është standardi. “Ndoshta logoja e televizionit shtetëror është një dordolec buzagaz me një tollumbace në dorë. Dhe së fundi, ndoshta një buf i rënë me këmbë përpjetë shërbeu si shtysë për themelimin e klubit Bylis. Sidoqoftë, asosacioni historik i bufit me mençurinë mund të debatohet”. Megjithëse ekziston një radhë e gjatë kafshësh të egra dhe frikësuese – të gjalla apo mitike – me të cilat mund të sajohej simboli i ekipit, Bylisi i Ballshit përzgjodhi një buf që s’di nga shkon, përfundon Cameron Carter në WSC.
L.A.
Comments
Në fakt realisht, stema

Në fakt realisht, stema duket se është marrë prej ndonjë monedhe të vjetër, e ka qënë në atë formë. Vëreni dhe shkronjat, nuk duken në alfabet latin, janë në greqisht.

Ai bufi nuk eshte dhe aq

Ai bufi nuk eshte dhe aq shpend i thjeshte . Ai eshte nje simbol shume i lashte , dhe ai komnetatori anglez tallet sepse ai nuk e njef aspak historine e lashtesise , por nga ana tjeter edhe keta hajvanet e Bylisit duhej te kishin gjetur dicka me estetike dhe me te kohes qe te mos bihen pre e humorit te te huajve jo dashamires ndaj nesh

-------S'ke ci ben kur klubet sporitve jane privatizuar nga rugecet dhe injorantet qe merren me biznese te felliqura , pastaj s'ka rregulla nga Federata ku te kishte nje departament te Estetikes te perbere nga piktore , artiste , studjues ejt te cilet te vendosnin nese duhej lejuar ky simbol apo jo

Ne fakt ne germadhat e Trojes jane gjetur stema me koken e bufit apo kukuvajka sic quhet edhe ndryshe . Dhe sipas historianeve te antikitetit thuhet se me figuren e bufit simbolizohej perendesha Athina ne kohet primitive --Pastaj greket e zbukuran dhe e bene perendeshen Athina ne formn e nje femre te bukur personage

Sic e tregoi edhe martesa

Sic e tregoi edhe martesa mbreterore, anglezeve u pelqen te kene monopolin e puplave.

Kujt i plasi! S'ke punë

Kujt i plasi! S'ke punë tjetër?

Po eshte e gjitha ne humor te

Po eshte e gjitha ne humor te mire, o burrat e dheut. Ua preken serish ndjenjen e dhjere kombetare? E dini si mund ta forconi? Duke u lare, duke mos futur gishtin ne hunde, duke mos kruar koqet ne rruge, duke mos rrahur femrat, duke respektuar ligjin, rregullat e trafikut e sa e sa te tjera...Me disa prej jush e kam se ata te leciturit e kishin kapur se bugi eshte simbol i antikitetit etj. etj...

Nga sa lexoj, ti je i vetmi

Nga sa lexoj, ti je i vetmi qe nuk e ka marre me humor lajmin. Asaj listes mund t'i shtosh: duke respektuar te drejten e tjetrit per te shprehur nje mendim.

Add new comment