Maxhorancë-opozitë, sherri vazhdon
Maxhoranca e ka shpërfillur paktin e ofruar nga opozita. Berisha i skualifikoi një e nga një pikat e paktit, dhe la vetëm dy si të mundshme për t’u negocjuar. Qëndrimi i tij ishte në vazhdën e arrogancës së njohur. Por opozita nuk po i lë gjë mangut kësaj arrogance. Në seancën e sotme parlamentare, Gramoz Ruçi e ka bërë të qartë se “nuk kanë ndërmend të votojnë ligjet që kërkojnë 3/5 e votave, nëse nuk merret një përgjigje serioze mbi paktin e ofruar”. “Ne nuk do bëjmë lojën e kryeministrit”, ka thënë ai në thelb.
Në rendin e ditës të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit është futur sërish pr/ligji për Gjykatën Administrative, i cili kërkon 84 vota si dhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, miratimi i të cilave kërkon gjithashtu 84 vota. Maxhoranca po bën çmos t’i fusë në seancë plenare këto p/ligje të mbetura në sirtar, pasi ky është një moment politik, në të cilin opozita, sipas saj, mund të ndihet ligsht po të vijojë me refuzimin. Por opozita e sheh këtë nismë si hile, dhe po përdor të vetmin mjet lufte që i ka mbetur.
Re.Pu.
Add new comment