Telefonatë Putin-Scholz për Ukrainën

Postuar në 15 Nëntor, 2024 17:55

Pas më shumë se dy vitesh kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Sipas njoftimeve mediatike, kancelari gjerman i ka kërkuar Putin të hyjë në negociata me Zelenskiyn “për një paqe të ndershme dhe afatgjatë me Ukrainën”.

Scholz ka folur paraprakisht edhe me presidentin e Ukrainës ndërkohë që në media ka dalë një lloj raportimi jozyrtar mbi telefonatën. Sipas këtij raportimi, kancelari gjerman ka dënuar agresionin rus, ai ka kërkuar tërheqjen e trupave ruse dhe të dy liderët kanë rënë dakord që të mbajnë kontakte për këtë çështje. Scholz ka informuar aleatët në NATO mbi telefonatën, mes të tjerëve kryeministrin polak, Donald Tusk, i cili e ka përshëndetur.

Telefonata mes Scholz dhe Putin vjen ndërkohë që nga SHBA ka sinjale se do të tërhiqet financimi për Ukrainën, një akt ky që do ta linte fushën bosh për Rusinë dhe Europën në rolin poshtërues të spektatorit. Nga ana e tij, Putin ka bërë të qartë se çdo marrëveshje mbi Ukrainën do të duhet të konsiderojë sigurinë e Rusisë dhe me këtë kuptohet kushti i panegociueshëm i hyrjes së Ukrainës në NATO

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

gjithe media gjermane dhe tek tuk bdonje europiane tjeter eshte mbushur sot me lajmin e telefonates mes Kancelarit gjerman e Presidentit rus dhe keqardhjen e Zhelenskit. Te gjithe thone qe qe Scholz i ka kerkuar Putinit nje armepushim.
Tani ketu fillon te dallohet sa i holle eshte fija qe ndan demagogjine me deshirat e vertet gjermane.
Te gjithe e dine ose te pakten e ndjejne se shans qe te terhiqet nga cka pushtuar deri tani, Rusia nuk ka. Atehere pse do ishte i nevojshem nje telefonate ndaj Putin. Do te mjaftonte nje tel 5-10 minutesh te Zhelenski, mandje mund ta kishte thirrur ne Berlin e tia komunikonte.
E thjeshte eshte bidesa. Mbylle kete pune se ky miku i mori keta, shpeto cka mbetur. Dhe cmund te beje Zhelenski kur pritet nga casti ne cast qe edhe amerikanet te terhiqen nga ndihmat? Nje mjes do fillonte bisedimet qe mund te mbylleshin nga dreka. Do inagurohej kufiri i ri per ukrainen.
Por ai mori Putinin.
A mos ishte kjo nje mesazh per amerikanet qe gjermania, pasi shkaterroi gjithe ekonomine e vet, pasi ngriti cmimet 50% e beri qe kompanite e medha te zhvendoseshin apo mbyllnin filialet, pasi coi vendin ne regresion e nen akuzat me te medha ne 30 vjet per korrupsion, po mundohet te beje nje hap ne drejtimin tjeter?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.