Kemi vetëm një rrugë: Ose një Shtet Demokratik Europian, ose nën "vasalitetin e lumtur" ndaj neofeudalëve të rinj

Postuar në 06 Shkurt, 2025 16:07

Presidenti italian Sergio Mattarella ka bërë thirrje nga universiteti i Marsejës ku u nderua me çmimin “Honoris Causa” që Europa të bashkohet, të marrë rolin e protagonistit në mbrojtje dhe evokimin e vlerave të veta për të mos lejuar atë që historia i ka vënë përpara.

Është ora për të vepruar. BE-ja duhet të zgjedhë mes një vasaliteti të lumtur dhe mbrojtjes së vlerave të lirisë dhe demokracië, duke u bërë protagonist i historisë. Duhet vendosur nëse do të na mbrojnë, apo të jemi protagonistë

ka thënë Mattarella.

Ai ka lënë të kuptohet se tolerimi dhe mirëkuptimi i kërkesave të Donald Trump përfaqëson një gabim që nuk duhet lejuar e që na vjen nga historia e paqëtimit e vitit 1938. Presidenti italian ka cilësuar edhe pretendimet e Trump dhe Elon Musk për të shpërbërë OKB-në, multilateralizmin si politikë që i hep paqes 70 vjeçare të kontinentit dhe Italisë, premisën e vet bazë.

Sipas tij rikthimi i koncepteve të “sferave të ndikimit” përmes neofeudalëve të rinj që i shohin Sinjoritë e tyre në mjedisin publik, shkon ndesh me një ide të Europës demokratike.

Europa është në udhëkryq dhe duhet të kuptojë se qasja nacionale ndaj koniunkturës së re globale e bën edhe më të vogël

thotë Mattarella.

Është një sugjerim padyshim I kthjellët për një Europë që ka vetëm një rrugë nëse do të paktën të justifikojë atë histori të pakonkurueshme që ka: zhbërjen e kufinjve shtetërorë dhe shndërrimin në një entitet të vetëm. Është fat I bardhë edhe për Shqipërinë, Ballkanin që këtë gjë e propozon një vend I afërt I yni, dikur i prekur nga deliret e patronimit dhe që e njeh mirë hidhtësirën e nacionalizmit.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Kjo qe thote Presidenti i nderuar Italian eshte po aq utopike sa edhe utopia e Trumpit per te zhvendosur Gazanet nga vendi i tyre. Europa eshte si puna e asaj qe tha i ndjeri Lym Alla, ish traineri i Tirones, kur skuadra i ishte mbushur me lojtare te erdhur nga rrethe te ndryshme: "Jen bo si groshe e perzime qi nuk ka vorbe qi i zin". Ne Europe, edhe ne lagjet me te humbura te saj ka konflikte qe edhe sot e kesaj dite jane gati te shperthejne qe nuk po i permend se dihet mire cilat jane, e jo me te mendosh per nje bashkim. Endrra eshte e bukur, po pastaj del gjumi dhe e merr vesh qe ishte enderr. Dhe kam pershtypjen se edhe ata "feudalet" qe permend Matarella nuk jane aq te fuqishem e aq te tmerrshem sa duken si thote ajo fjala e vjeter "Djalli nuk eshte aq i ZI sa e bejne".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.