Një plan që kërcënon Izraelin dhe sigurinë e tij

Postuar në 05 Shkurt, 2025 15:05

Donald Trump ka dalë nga takimi me kryeministrin izraelit me habere planetare. Ai ka deklaruar se SHBA do marrë Gazën dhe se palestinezët do duhet të ikin në Egjipt dhe Jordani. Më tej presidenti amerikan ka shtuar se do ta bëjë Gazën një rivierë të re në Mesdhe. Sigurisht që pala palestienze e ka kundërshtuar idenë, por tashmë është vënë në dukje edhe në mediat e Izraelit, se as kryeministri Netanyahu, nuk di si të reagojë. Në qëndrimin e vet përkrah Trump, ai foli si nëpër zë duke thënë se “plani padyshim ndryshon historinë e rajonit” dhe do eksploruar.

Në një shënim të vetin, “The Times of Israel” shkruan se plani i presidentit amerikan nuk ka për të ndodhur, por megjithatë ai krijon një gjendje të re.

Ndër arsyet pse është e pamundur të ndodhë, renditen interesat jetike të Izraelit që nëse pranon planin e fut veten në konflikt me Jordaninë dhe Egjiptin, paqja me të cilët siguron edhe pavarësinë e tij në paqe. Jordania është tashmë e përmbytur nga palestinezët dhe dinastia Hashemite e sheh si destabilzuese marrjen e imigrantëve të rinj. Nga ana e vet Egjipti nuk dëshiron të furnizojë Vëllazërinë Myslimane me fedaikinë të rinj.

Kjo shpjegon edhe heshtjen e Netanyahut që është vënë në siklet dhe kërcënim politik nga një president që flet qesim. Edhe pse siç vë në dukje gazeta “vullneti i tij për të shkuar përtej ideve të vjetra hap derën për qasje inovatore ndaj çështje palestineze”.

s.zaimi

Comments

Submitted by Mitko (not verified) on

Ky nje rrip po e mirrka ne Gaza. Nje tjeter ne Ukraine. Ca e ka ne Sazan jo krejt zyrtarisht. Te marre edhe nje cope ketej nga senegali a somalia na del Amerika si Azerbaixhani i ndare copa copa

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.