Trump i kthehet CIA-s, ofertë të gjithë personelit: Tetë muaj rroga dhe bonuse nëse lini punën!

Postuar në 05 Shkurt, 2025 14:29

Administrata e Donald Trump duket se ka ndërmend të riformatojë të gjitha agjencitë federale në një përpjekje që duket kolosale për nga pasojat në fundin e vet. Nuk është vetëm Elon Musk në veprim që ka krijuar tensione me mënyrën sesi ndërhyri ndaj USAID.

Kësaj radhe mediat raportojnë se Shërbimi i Inteligjencës, CIA, ka shpërndarë në të gjithë personelin e vet një ofertë financiare që u mundëson atyre tetë muaj pagesa dhe benefite në këmbim të lënies së punës.

Për këtë çështje mediat amerikan citojnë edhe drejtorin e ri, John Ratclife, që ka shprehur gatishmërinë për të shkundur agjencinë dhe për ta shkrirë atë dhe bërë reaguese ndaj “prioriteteve të administratës për sigurinë kombëtare”.

Megjithatë për momentin thuhet se oferta nuk është e vlefshme për të gjitha kategoritë, nisur nga rëndësia specifike e subjekteve të caktuara në agjenci.

Comments

Submitted by Marko (not verified) on

Cia eshte fjale e madhe po nese flasim per USAID dhe brenda Shqiperise qe te mos fryhemi shume, une jam gati te bej nje liste te pakten me 15 veta nga me te njohurit ne tirane, qe te gjithe me profesorlleqe e doktoratura pale pale qe nese i thua cfare ke bere ne jete more zoteri mund te te thone nje fjale: kalamaj. Edhe ato 1 a 2 si intelektuale qe jane. Dhe nga fillim vitet 90 e deri sot, vetem marrin lek projektesh idiote ku nga usaid ku nga Shoqeria e hapur per Shqiperine (ose Soros shkurt) dhe dalin ne TV e gazeta kur kishte per te kenaqur shijet e atij qe hedh leket.
Hajt ta shohim c'do kopqnise ky Trampi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.