ratclife
Trump i kthehet CIA-s, ofertë të gjithë personelit: Tetë muaj rroga dhe bonuse nëse lini punën!
Administrata e Donald Trump duket se ka ndërmend të riformatojë të gjitha agjencitë federale në një përpjekje që duket kolosale për nga pasojat në fundin e vet. Nuk është vetëm Elon Musk në veprim që ka krijuar tensione me mënyrën sesi ndërhyri ndaj USAID.
Kësaj radhe mediat raportojnë se Shërbimi i Inteligjencës, CIA, ka shpërndarë në të gjithë personelin e vet një ofertë financiare që u mundëson atyre tetë muaj pagesa dhe benefite në këmbim të lënies së punës.