Qytetarët e botës në protesta
Po regjistrohen protesta në të gjithë botën. Lëvizja Los Indignados, që shoqëroi e pasoi pranverën arabe, nuk mbeti e izoluar në Spanjë; nga ana tjetër, ajo nuk ishte e thënë të ngjiste vetëm në Greqi, ku të protestosh është gjëja më e lehtë në këto kohë krize të pashembullt; javën e shkuar fryma e saj mbërriti edhe në Wall Street, ku personifikohet kapitalizmi i kohëve moderne i dominuar nga spekullatorët e nga CEO-t e paguar më tepër se sa Leo Messi e Kobe Bryant.
Protesta po bëhen dhe në Indi, ku disa qindra mijra qytetarë, kryesisht të rinj, ngrihen në mbështetje të një veprimtari politik, Anna Hazare-it, që ka hyrë në një grevë urie në shenjë proteste kundër korrupsionit e kundër të zgjedhurve që abuzojnë me postin. Në Izrael nuk ishin parë ndonjëherë protesta si këto të këtyre ditëve. Në qytetet e Britanisë së Madhe e pamë se ç’ndodhi disa muaj më parë, në pikun e verës. Përse protestojnë? Kundër politikës e politikanëve, kundër rendit të vjetëruar të gjërave, kundër disa vlerave tradicionale, kundër formave konvencionale të organizimit politik, kundër korrupsionit, kundër qeverisjeve jo eficiente, etj, etj. Është një lloj ’68 në miniaturë. Apo në embrion?
“Prindërit tanë votonin, dhe ishin të kënaqur për këtë fakt”, shprehet një vajzë nga Spanja. “Ndërsa ne jemi gjenerata e parë, që po kuptojmë se vota jonë nuk ka vlerë”. Dhe të kuptohemi, zemërimi saj pra ka të bëjë me faktin që vota e saj, e numëruar drejt, nuk prodhon rezultate, e jo me faktin që vota e saj vidhet (në këtë rastin e dytë Los Indignados nuk dihet se ç’do bënin; por në Shqipëri nuk ka Los Indignados; ka Los Vencidos).
Është kriza që i ngre në këmbë? Jo, s’është e thënë. Izraeli e India nuk janë kapur nga kriza; këto dy vende vijojnë me rritje të mirë ekonomike. Motivet janë më të thella. “Është fjala për një brez të moshës 20-30 vjeç, të cilët janë mësuar të vetmbahen e të vetorganizohen. Këta njerëz besojnë se kanë të drejtë të kenë më shumë zë në qeverisje, besojnë se jeta duhet të jetë më e decentralizuar, më pak e kondicionuar nga modele tradicionale organizimi, apo nga shteti, apo nga një korporatë”, jep shpjegimin e vet Yochai Benkler, profesor në Harvard University.
Në këto protesta dinë se kundër ç’gjëje protestojnë, dhe siç ndodh rëndom, nuk dinë për ç’gjë protestojnë. Janë protesta që nuk propozojnë e nuk japin oferta alternative. Protetsuesit dinë se ç’duan të rrëzojnë, por nuk dinë me se ta zëvendësojnë. Dhe ky fakt përbën një limit të tyre. Por dobia e tyre nuk duhet vënë në diskutim. Ato do ta shkundin disi këtë rend të vjetër gjërash.
M. Nano
Comments
Kurse ne Shqiperi njerezit

Kurse ne Shqiperi njerezit jane pabuke ,papune ,i vjedhin, i vrasin dhe prape nuk e " Japin Veten " jane stoik ne ate Mjerimin e Tyre . E " Cme duhet mua" edhe keta si tjeret Jane......

Shpresoj që thenië e fundit

Shpresoj që thenië e fundit të realizohet: "Ato do ta shkundin disi këtë rend të vjetër gjërash." Dhe kjo jo më tepër për shkak të rrënjëve që ka zënë ky rend i vjetër gjërash në botën jashtë nesh. Por shpresoj, që dikur (flas pas shumë vitesh, se kaq shpejt nuk besoj që të ndodhë), kjo jehonë të mbërrijë edhe tek ne, në Shqipëri. Të paktën të arrijmë paskëtaj në stadin e pakënaqësisë së sotme që paskan spanjollët; dmth që vota ndoshta nuk vlen, por lexohet drejtë.

Shpresoj që kjo të ndodhë në gjallje time e ta përjetoj, megjithë që besimin për këtë gjë po e humb dita-ditës. Kështu siç shkojnë punët tek ne, vështirë se do të përjetoj ndonjë drejtues shteti, që nuk ka qenë e është në thelb komunist(deri me sot kam përjetuar vetëm Enverin, Ramizin, Saliun e Fatosin në pushtet).

Tung,

Blendi

A ka qene opozita ne ndonje

A ka qene opozita ne ndonje prej ketyre vendeve promotor i ketyre levizjeve ?!!!

Jo! Të indinjuarit janë

Jo! Të indinjuarit janë kundër të gjithë klasës politike të një vendi. Janë kundër sistem, pro demokrcisë së vërtetë, nga populli për popullin.

Add new comment