Edi Rama fton Berishën në “duel”

Postuar në 01 Tetor, 2011 12:56

Në blogun e tij të radhës, Edi Rama e fton Berishën të debatojë me të publikisht për paktin e tij 10-pikësh. Ai shkruan: “Është koha kur Shqipërisë në udhëkryq i duhet një debat publik, ku Saliu dhe unë duhet të dalim të dy para shqiptarëve që përfaqësojmë dhe të ballafaqojmë ato që ata i dëgjojnë prej nesh veç e veç. Le të vijë e t'm’i thotë në sy ato që flet gojështhurur lartë e poshtë për bllokimin e vizave, bllokimin e integrimit, bllokimin e reformave dhe le ta debatojmë para shqiptarëve ofertën tonë, pikë për pike nga 1-shi tek 10-ta. Le të vijë e t'm’i tregojë në sy para opinionit publik po të dojë të gjitha arritjet historike të demokracisë, drejtësisë, ekonomisë, nën udhëheqjen e vet legjendare dhe ta debatojmë para shqiptarëve sesa të lumtur i ka bërë njerëzit qeveria e tij në këta gjashtë vjet. Le të vijë e ta bëjë publike përballë meje kundërofertën e tij, natyrisht nëse e ka një të tillë për të kërkuar mirëkuptimin e opozitës që të mbushen gropat e thella që Shqipëria ka përpara në rrugën e integrimit. Jam gati të mbroj ofertën tonë, të tregoj me prova, fakte, shifra të vërtetën e keqqeverisjes së këtyre gjashtë vjetëve, të dëgjoj me vëmendje të plotë kundërofertën nëse kjo ekziston. Shqiptarët pastaj le të na dëgjojnë e gjykojnë. I plotë, blogu i Ramës mund të lexohet në www.edirama.al.

Qysh pas garës së parë për kryebashkiak, Rama i është shmangur gjithnjë debateve publike me kundërshtarët e drejtëpërdrejtë politikë. Siç duket, ai tani e ndjen veten të sigurtë se do të ketë epërsi në një debat publik me kundërshtarin e vet më të fortë të këtyre 20 vjetëve.

E.Z.

Comments

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Paul Europiani qe te dhimbset kaq shume vatani, besoj se ne Eurore ta kane mesuar se "ndonjehere fjalia me inteligjente eshte me keqja".  Edhe sikur fjalia jote te ishte konstatim i sakte, ajo to con vetem ne nje dere:  " Saliun mbret te perjetshem".

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

Myket Saliu nga Debati . Kur arrin dhe vjedh ne sy duke deformuar resultatin dhe e mbulon me Demagogji  cfare pret nga nje Debat Kot dhe Shterp......

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Eshte strategji politike. Per mua e per ty eshte nje debat kot dhe shterp se e kemi bere vaksinen kunder demagogjise. Por beje nje tur neper kafenete e Shqiperise e te kuptosh sesi komunisti i vjeter Berisha u ka bere lavazh truri gjysmes se shqiptareve njelloj sikurse mesuesi i tij Enveri u beri 80% te kombit.

Submitted by Anonim (not verified) on

politikanet jane te gjithe te neveritshem.

por midis dy te keqijave do zgjedhim te keqen me te vogel.  duhet te jemi si Zvicra qe zgjedhjet ti bejme cdo vit. Sepse keta sa me shume rrine ne pushtet aq me tamaqare dhe te liq behen.

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Le te kete Jozin si moderatore, le te zhvillohet debati ne nje tv te stervarur prej tij , le te kete nje publik te njeanshem ku ne mes te tyre te jete dhe trojka e ambasadoreve dhe le te veshi jelekun antistatik(ai qe i shkarkon emocionet) por vetem mos t'i shmanget debatit.

Submitted by raimondi (not verified) on

Oh me falni --E kam ngateruar , komentin tim e kam postuar ne artikullin tjeter qe flet per debatin e Edit me Salen

Submitted by A.G (not verified) on

"Le te vije" apo " te shkoj une" duhet ta cilesonte z.Rama!?...Jo per ndonje gje te "madhe" apo te "jashtezakonshme'',por m'u kujtua nje si tip barcalete per nje grindje mes myzeqarit dhe labit,kur myzeqari i ngrefosur,me nje ze te holle i gerhushej labit "Eja,po ta mbajti!...He!...Qello,po qe i zoti!...Eja, afrohu,pa te shohesh!..."....Me shume nuk guxoj sepse barcaleta e tregon vet fabulen e "trim-trimoshit" dhe "gjel-kaposhit"...Cao,cao!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.