Raporti i KE-së publikohet nesër, por tani nuk ka më sekrete

Postuar në 11 Tetor, 2011 09:12

Nesër në mesditë, saktësisht në orën 14.00, do të prezantohet në Bruksel progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, dhe më pas do të jetë radha e një konference për shtypin e Komisionerit Europian për Zgjerimin, Stefan Fule.

Në Tiranë, menjëherë pas kësaj konference, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, do ta dorëzojë raportin në duart e Presidentit të Republikës, Kryeparlamentares, Kryeministrit, zv.kryeministrit dhe kreut të opozitës. Vetë Sequi do të ketë një takim me median pas ngjarjes së Brukselit. Po çfarë do të thuhet nga eurokratët e Brukselit e të Tiranës. Sequi nuk ngutet të nxjerrë qysh sot të vërtetat e ditës së nesërme. “Bëni durim deri nesër”, është shprehur ai duke lënë të nënkuptohet se gjatë e pas publikimit të raportit do të thuhen plot gjëra me interes gazeteresk. Në fakt, në vija të trasha është marrë vesh se do të ketë kritika në adresë të Tiranës. Lajmi më i rëndësishëm që del prej këtij raporti është, që Shqipërisë i refuzohet për herë të dytë kërkesa për të marrë statusin e vendit kandidat.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.