Sipas Berishës, 50% e shqiptarëve s’duan të ulet TVSH-ja e ushqimeve bazë!!!

Në mbledhjen përjavshme të kabinetit qeveritar, Berisha është ndalur në propozimin e opozitës për heqjen e TVSH-së për produktet bazë të ushqimit. Berisha tha se nuk mund të miratohet një ofertë e tillë që u shërben vetëm interesave të drejtuesve në Partinë Socialiste. Sipas tij, nuk mund të shkelen interesat e më shumë se 50% të shqiptarëve për interesa të ngushta. Me 50% të shqiptarëve ai ka parasysh familjet bujqësore, të cilët, sipas INSTAT-it përbëjnë gjysmën e popullsisë. "Ne nuk mund të lejojmë që të varfërojmë fermerin, i cili jeton me prodhimet e veta. Ai duhet t'i shesë ato për të patur një fitim", tha Berisha.
Projektligji socialistëve, në katër nenet e tij, synon që “furnizimi për grurin, miellin, bukën, qumështin, vezën, duhet të jenë furnizime që tatohen me 0% TVSH dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatohen në masën 10%, duke filluar nga dt.1 janar 2012”. Ndërsa në nenin 3 projektligjit kërkohet që 'nga dt.1 janar 2012, furnizimi i barnave dhe shërbimeve shëndetsore nga institucionet shëndetsore, publike dhe private është furnizim i përjashtuar.”
Së bashku me projektligjin, kryetares së parlamentit i është dërguar një raport ku socialistët kanë parashtruar një sërë arsyesh përse TVSH-ja duhet t'u hiqet këtyre artikujve. 'Ushqimet bazë të shportës konsumatore, sot në Shqipëri, zënë më shumë se gjysmën e buxhetit të cdo familje me të ardhura mesatare, - thuhet në raport,- ndërkohë që shumica dërrmuese e familjeve shqiptare në fund të muajit, nuk kursejnë dot asgjë nga të ardhurat e tyre'.
Po fermerët që përmend Berisha, pse mund të dëmtohen nga ky projektligj? Grurin e prodhojnë për përdorim vetjak (pra nuk u tatohet edhe sot), ndërkohë që fabrikat e miellit punojnë me grurë importi. Kështuqë ulja e TVSH-së do të ndikonte vetëm në uljen e kostos së miellit e të bukës. Ulja e TVSH-së së vajit nuk rrezikon gjithashtu prodhuesit e ullinjve, sepse vaji i ullirit vendas është ndjeshëm më i lirë se vaji i ullirit nga importi. Sheqer e oriz fermërët tanë nuk prodhojnë, dhe aq më pak barna e paisje shëndetsore... E.Z.
Comments
NO
<p>NO KOOOOOOOOOOOMMMMMMMMMEEEEEEEENNNNNNNNNNNTTTTTTTTTT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!</p>
Add new comment