Fule, një raport me gjysmë zemre për një progres me gjysmë zemre

Postuar në 12 Tetor, 2011 11:08

Duket se vetëm Mali i Zi ka arsye për të festuar pas daljes së raport-progresit të Komisionit Europian prezantuar nga Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule. Pa ekuivok ai propozon që me Podgoricën duhet të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Ndërkohë që Kroacia e ka marrë dritën jeshile të anëtarësimit, mbeten jashtë vendet e tjera të Ballkani: Shqipëria, Bosnja, Kosova, Serbia dhe Maqedonia. Me këto, BE, edhe njëherë, ka përdorur të preferuarën e saj, metodën e “shkopit dhe karrotës”. Shqipëria ka marrë një ‘jo’ të sigurt, por, në fund, Fule ka hedhur një ‘gjysmë karrote’. “Nëse Shqipëria bën progres duke dalë nga ngërçi politik gjë për të cilën kanë filluar të duken shenjat e para, nuk ka nevojë të pritet një vit i plotë dhe Shqipërisë mund t’i jepet statusi pa u pritur raporti i radhës”. E njëjta teknikë është përdorur edhe për Serbinë për të cilën është propozuar dhënia e stausit të vendit kandidat, por i kushtëzuar nga ecuria e bisedimeve mes Beogradit e Prishtinës. Fati i Maqedonisë varet te bisedimet me Greqinë për çështjen e emrit. Bosnja i ka problemet edhe më të mëdha për shkak të përplasjeve etnike. Në fund, edhe Kosovës, sttausi i së cilës është një kat më poshtë negociatave për të fituar statusin e vendit kandidat, ka marrë ‘karrotën’ e saj. Në fund të vitit është premtuar çelja e negociatave për liberalizimin e vizave. Me pak fjalë, Fule i ka shkruar Ballkanit një raport me gjysmë zemre për një progres me gjysmë zemre.

H.B.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.