Pritet një provë tjetër force mes Presidentit e maxhorancës

Postuar në 18 Tetor, 2011 05:24

Po vjen hera e stafetës në krye të institucionit të Bankës së Shqipërisë dhe të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mandati shtatëvjeçar i guvernatorit aktual të Bankës dhe kryetarit aktual të KLSH-së mbaron këtë muaj, dhe Presidenti ka detyrimin kushtetues t’i propozojë parlamentit kandidaturat e veta për të dy këto poste. Pritet që ai ta bëjë këtë gjë në ditët a javët e ardhshme, dhe tok me këtë pritet dhe një provë force mes presidencës dhe maxhorancës.

Nuk ka gjasa që Presidenti Topi të konsultohet me kryeministrin, apo me ekspoenntë të tjerë të maxhorancës, pasi praktikisht mungojnë kanalet e komunikimit mes dy palëve. Por konsultimi është një gjë fakultative, dhe prandaj asgjë nuk e pengon Presidentin të paraqesë kandidaturat e veta, të cilat, sipas ligjit, do duhet të hidhen për votim në Kuvend. Nga presidenca nuk ka asnjë rrjedhje informacioni mbi këtë argument, gjë që shpjegon dhe faktin që nuk ka pasur spekullime mbi emra të mundshëm. Por besohet se krerët aktualë, Fullani e Çeku, nuk hyjnë në preferencat e Presidentit. I pari është perceptuar gjithë këto kohë si beniamin i Berishës, ndërsa i dyti nuk duket se bën pjesë në klanet e forta të politikës së kohëve të fundit.

Cilëtdo që të jenë kandidaturat presidenciale, maxhoranca do ta ketë të vështirë t’u thotë “jo”, pasi kështu do të krijonte idenë e palës konfliktuale që e ka synim e strategji karshillëkun ndaj presidentit. Ky i fundit do duhet të propozojë dhe një kandidaturë për një vend bosh në Gjykatën e Lartë. Kandidatura e Manjola Berberit, e propozuar prej tij, është hehdur poshtë ca kohë më parë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.