“Bamir Topi sërish në PD” është një opcion i pamundur?

Postuar në 21 Tetor, 2011 10:15

Bamir Topi, i pyetur nga Sokol Balla në programin Top Story, nëse do të krijojë një parti të re pas përfundimit të mandatit presidencial, la të nënkuptohej, se po. Sipas statutit të Partisë Demokratike, atij i njihet në çdo rrethanë një vend në Këshillin Kombëtar të kësaj partie, por ai nuk eci asaj ane. Nuk e përmendi këtë nen të statutit, dhe nuk e pa atë si mundësi për t’u rikthyer në shtëpinë e tij të vjetër politike.

Pas asaj interviste, e pas thellimit të konfliktit midis tij e maxhorancës, do eksponentë të së djathtës nuk e quajnë të djegur mundësinë që Topi të rikthehet për të reformuar Partinë Demokratike. Në fillim ishte Besnik Mustafaj, që në programin Shqip të Rudina Xhungës, teksa po hamendësonte avenirin post-presidencial të Topit, si mundësi të parë shihte rikthimin në PD. Nuk e përjashtonte krijimin e një partie të re të djathtë, por vetëm në rrethanat kur rikthimi në PD do të gjykohej ose i pamundur, ose i kotë. Po njësoj mendonte dhe Aleksandër Biberaj, veçse ky i fundit u duk më i ftohtë ndaj opcionit të rikthimit të Topit në PD. Gazmend Oketa ecën sot në të njëjtën linjë me Mustafajn. Ai mezi prêt që Topi të kthehet në PD. Por ka shumë gjasa që ky diskutim të bëhet për të shkurajuar sadopak sulmet e egra të PD-së ndaj Topit President, e jo për të zbuluar planin e këtij të fundit, që duket se s’mund të jetë tjetër, veçse krijimi i një partie të re.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.