Fushatë anti-Bamir në Shkodër?

Një shkrim i Taulant Koplikut i publikuar në Temën online na informon mbi një fushatë që është orkestruar në Shkodër kundër kreut të shtetit pas shkëmbimit të batutave që ky i fundit pati me kryetaren e Kuvendit. Sipas autorit të artikullit, vullnetarët rrogëtarë (kështu i quan ai) janë të paktë në numër, por në të njëjtin shkrim përcillet ideja se në Shkodër dominon një klimë anti Bamir. Në televizionet e radiot lokale e në mjediset publike dëgjohen më së shumti etiketat “tradhtar” e “antishkodran” në adresë të presidentit të Republikës. Mbrëmë atje është organizuar një koncert festiv, i gjithi në gegnisht, “për inat të Bamirit”. Më herët kishin reaguar të përndjekurit, dhe futbollisti i madh i kombëtares dhe i Vllaznisë, Sabah Bizi. Ky i fundit është shprehur se është tradhëtuar prej Presidentit. Në të njëjtën gjatësi vale kanë qenë dhe deklaratat e Paulin Ndojës dhe të Zef Gjonit.
Kjo fushatë anti-Bamir në Shkodër, në mënyrë disi të çuditshme, nuk është raportuar fare për mediat e Tiranës, aq sa në këto rrethana të shkon mendja se autori i shkrimit në fjalë ka sajuar gjithçka në emër të një fushate anti-Jozefinë.
E.G.
Comments
Shkodra njihet si qendra
<p>Shkodra njihet si qendra kryesore shqiptare me rrajet e thella dhe shume shekullore te kultures europiane. Kohet e fundit u zbuluen ne Venecia "Kodiket e qytetit te Shkodres te shekullit te XIII-XIV-t", para se Shkodren ta pushtojne turqit me 27 janar 1479. Kush i lexon keto Kosdik, kupton ngjashenine e forte te ligjve te administrates se Shkodres se atehershme me ligjet europiane. Asht per kete arsye qe tradita e Shkodres asht Demokratike dhe antidiktatoriale komuniste. Demokracia lejon te shprehen mendimet lirshem, pa u pengue nga askush dhe pa ofendue kerkend. Edhe ketu ne Europe njerzit shprehen lirish deri edhe kundra autoriteteve shtetnore o qeveritar. Vetem ne rrgjimet diktatoriale nuk ka liri shprehje.</p><p>Nuk ka nevoje ta instrumentalizoje kush Shkodren kundra njenit apo tjetrit. Ka ardhe koha qe tashma shkodrant te shrehen lirisht pa pengesa e pa sanksione.</p>
Add new comment