FMN: Po rrezikoni me borxhin publik

Raporti vjetor i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, i publikuar dje, ngre në mënyrë të veçantë shqetësimin për borxhin publik. Aty thuhet që ky borxh është i lartë, thuhet që është më i larti në rajon (duke përjashtuar Greqinë, sigurisht), thuhet se një tendencë uljeje e borxhit që u programua dhe u vu re deri në vitin 2007 është kthyer me kokëposhtë, thuhet se ky fakt mund të përbëjë një problem serioz për Shqipërinë në vitet që do vinë, etj.
Në vitin 2005, kjo qeveri e gjeti borxhin pubklik në nivelin nën 50% të GDP-së, ndërsa sot ka arritur midis 59 e 60%. E dhëna e fundit është zyrtare, pra e kësaj qeverie, gjë që të bën ta marrësh me rezerva. Një numër specialistësh, kryesisht të opozitës, flasin për një borxh që de facto është disa pikë mbi 60% të GDP-së. “Rikthimi tek niveli i 50%-ëshit të GDP-së është një synim i mirë, ndryshe tregjet dhe investitorët e huaj do të reagojnë në mënyrën e tyre”, thuhet pak a shumë në këtë raport.
FMN-ja nuk thotë ndonjë gjë të re. Ka kohë që flitet mbi borxhin publik edhe në Tiranë. Janë ekspertët, politikanët e gazetarët që u kanë rënë borive të alarmit shumë përpara se të kujtohej FMN-ja. I fundit në radhë, pak përpara këtij raporti, ishte Ben Blushi i PS-së, i cili hodhi idenë e caktimit të një niveli të caktuar borxhi, përtej të cilit të mos lejohet të shkojë asnjë qeveri, dhe pas tij Shkëlqim Cani, që ka pretendimin se borxhi është më i lartë se sa ky që deklarohet, e prandaj është i frikshëm.
M.N.
Comments
Ne
<p> Ne qofte se ka ekspert te brxhit publik , doja te me jepnin nje pergjigje per kete pyetje : Borxhe te ndryshme qe ka qeveria ndaj qyetareve ( si mos pagesa e lindjes se femijeve , kot si psh ),personave fizik apo juridik ( per pune e sherbime te kryera e te papaguara ,kot si psh ),vendime gjyqesore te pa ekzekutuara ne vend e jashte ( per pronat , shpronesimet , pushimet nga puna , etj , kot si psh ) etj. ,etj. a jane te perfshira ne borxhin publik ?...Po qe se jane dhe keto ,sa na behet xhanem ?!...Greqia ,ca si keto i fshihte gjate kohes ...Dhe tani "berberi" ka vene ne karikim makinen e "qethjes"...</p>
Pergjigje per A.G. - Jo,
<p>Pergjigje per A.G. - Jo, elementet qe cituat me siper nuk perfshihen ne llogaritjen e borxhit publik te brendshem.</p><p>Komenti im: Sigurisht qe te gjithe duhet te shqetesohemi per nivelin e larte te borxhit publik (duhet pare edhe sa eshte i brendshem / sa eshte i jashtem; une psh nuk e di), si dhe per perspektiven e metejshme te ketij problemi, por jo vetem. Duhet bere nje analize transparente, per cfare jane perdorur keto para dhe nese jane perdorur per investime, a jane zgjedhur investimet e duhura per ekonomine tone kombetare.</p>
Add new comment