Edit Harxhit i shkon mendja të mbahet me të madh; pa sukses

Postuar në 28 Tetor, 2011 03:39

Ka një kulturë këtejpari, që mund të emërtohej kultura e arrogancës së pushtetit, e që me fjalë më të varfëra don të thotë se njerëzit me ofiqe e me poste i japin të drejtë vetes, duke u mirëkuptuar dhe nga gjindja rretherrotull, të shkelin apo shpërfillin rregullat. Duhet thënë se në përgjithësi iu ecën.

Por nuk i ka ecur zv.ministres së jashtme, Edit Harxhit. Nuk i ka ecur të paktën në një rast. Dje, në pritjen e ambasadës austriake në Tiranë, e cila mbahej në Hotel Rogner, të ftuarit ishin vënë në radhë për të hyrë. Papritur, sytë e të gjithëve drejtohen nga në grua e shkurtër, që e lë radhën dhe pa pikë turpi çapitet në drejtim të portës së hyrjes, ku e prêt buzagaz dikush i ngarkuar me protokollin e mbrëmjes. Dhe do kish hyrë serbes-serbes sikur në radhë të mos kish qëlluar Edi Rama, me të shoqen. Rama ka dalë nga rreshti dhe i është drejtuar robit të protokollit me fjalët (sipas Shekullit): “Kush je zotrote që e bën këtë dhe kush është kjo zonja që u futka pa radhë kur gjithë këta të ftuar presin në këmbë radhën?”

Gangsteri i protokollit u turpërua, apo bëri sikur u turpërua, ndërsa aja gangsterja tjetër nuk u pa më. U kthye andej nga erdhi e shoqëruar nga një atmosferë gallate, që u krijua vetvetiu.

M.N.

Comments

Submitted by anila (not verified) on

<p>Gomare! Si te gjithe pushtetaret gomere qe fodulleku i karakterizon pergjithesisht. Por se mos vetem zrtaret, ku ka nje shqipetar/e apo ballkanik/e qe nuk do te duket, semundja shkon deri ne veriun e italise, aty fillon zbutja.</p>

Submitted by Artur 68 (not verified) on

<p>Kam lexuar dy versione shume te ndryshme per ngjarjen ne fjale. Do te ishte diçka shume e mire nese dikush nga te pranishmit do te kishte filmuar incidentin per te gjykuar keshtu autenticitetin e &nbsp;videos dhe te gazetarise.....</p>

Submitted by hasan.XH. (not verified) on

<p>Edhe une te pakten kam degjuar dy versione per kete budallallek apo ngjarje.Dhe natyrysht nga M.N.do pasqyrohej ajo qe ul Z.Harxhi dhe ngre Sh.Rama.Ne fakt mua ashtu si shumices se qytetarve nuk na intereson asnjera,sepse cilado te jete e verteta, gjithashtu fort mire&nbsp; e dime se pse njeri e jep keshtu e tjetri ashtu.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.