Bode ndjen rrezikun e falimentimit të bankave

Postuar në 30 Tetor, 2011 01:00

Pas miratimit pak ditë më parë të një rregulloreje të veçantë, ku përcaktoheshin me detaje procedurat që duhet të ndjekë Banka e Shqiperisë në lidhje me kreditë me probleme, Ministria e Financave ka propozuar disa ndryshime në ligjin e bankave, të cilat në thelb kanë të bëjnë me marrjen e masave për mbrojtjen e filialeve të bankave të huaja në vendin tone, në rast të falimentimit të bankave mëma. Me 25 nenet e reja që do t’i shtohen ligjit për bankat në vend synohet përcaktimi i procedurave të falimentimit të bankave dhe shpëtimi i asaj ç’ka mund të shpëtohet nga degët vendase të bankave të huaja mëmë, në rast të falimentimit të këtyre të fundit.

Ndarja e degës nga mëma në rast rreziku do të bëhet ose me kërkesë të bankave mëma ose me urdhër të Bankës së Shqipërisë. Në rastet kur rrezikojnë të falimentojnë, bankat mëma do të kenë të drejtë t’i kërkojnë Bankës së Shqipërisë që dega e saj në Shqipëri të funksionojë si filial i veçantë i mbështetur në kapitalin e saj. Kur Banka e Shqipërisë vlerëson se një veprim i tillë rrezikon të gjithë sistemin bankar të Shqipërisë mund ta kthejë mbrapsht kërkesën. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë mund t’i kërkojë bankës mëmë që të lejojë shndërrimin e degës së saj në filial të veçantë për administrimin e riskut.

Këto masa mbrojtëse po merren pas tronditjes që kanë pësuar bankat greke nga kriza e borxhit të shtetit të tyre. Shumica e bankave në Shqipëri janë degë të bankave greke. Gjithashtu, niveli i kredive me probleme (pra që nuk po kthehen) ka arritur në nivelin 18 për qind të portofolit të kredisë së bankave në Shqipëri, nga 17.1 për qind që ishte në muajin korrik. Në total, shuma e kredive me probleme është rreth 950 milionë dollarë me një rritje 9 milionë dollarë vetëm gjatë një muaji. Rritja e kredive që nuk kthehen janë shenja e parë që tregon se ekonomia ka ngecur. Në SHBA, për shembull, alarmi filloi në 2007-ën, kur kredite e pakthyera arritën në nivelin 7 përqind.

Ridvan Bode, pasi u dogj që nuk ndoqi këshillën e FMN-së në 1996 për mbylljen e skemave piramidale, duket se do t’i dalë të keqes përpara. Një falimentim zinxhir i bankave tani do të ishte edhe më katastrofik, si për Shqipërinë edhe për partinë e Bodes.

E. Zaloshnja

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Shtysa vjen nga bankat greke , te cilat kane filialet e tyre ne Shqiperi . Kater nga&nbsp; bankat me te medha&nbsp; greke kane blere bonot e thesarit grek ne 34 perqind te tij , nje vlere shume e konsiderueshme , dhe ne kuadrin&nbsp; e &quot;qethjes&#39;&#39; se borxhit ne 5o perqind do te beje qe ketyre bankave vlera e aksioneve t&#39;u shkoje drejt zeros , keshtuqe u&nbsp; mbetet&nbsp; i vetmi variant i shtetezimit te tyre . Shtetezimi do te sjelle &quot;andrralla&quot; ne te gjithe sistemin financiar brenda vitit , dhe per rrjedhoje kush nuk eshte i parapergatitur do te bjere ne &quot;kraterin &quot; e tyre . Kjo meriton nje kujdes te vecant ,&nbsp; pavaresisht nese behet publik apo kryhet ne konspirativitet . Derisa te arrijne keto banka te rikapitalizohen ne ate mase qe te perballojne vet te gjitha &quot;sikletet&quot; e sistemit , do kohe , por koha nuk u premton te gjitheve shprese per nje &quot;dite me te mire&quot; . Ndaj cdo mase , sado &quot;cyryke&quot;, e ka nje vlere . Jemi ne mes te nje &quot;cikloni&quot;&nbsp; financiar dhe ne kemi peshen e nje &quot;fluture&quot; ne kete &quot;vorbull&quot;...Mbase nuk eshte e theksuar , por qeveria jone , pjesen me te madhe te borxhit publik te brendshem ja kane blere keto filiale , qe ne nje situate &quot;larg qoft !&#39;&#39; do te nisin te rrezojne &quot;dominote&quot; e falimentit &quot;taka-taka&quot; , me maksimumi brenda javes , sepse jane kaq shume te lidhura ne &quot; shit-blerje&quot; qe s&#39;ka &quot;tako&quot; t&#39;i frenoje...Barra i bie Bankes se Shqiperise...Banka e Shqiperise e ka &quot;mendjen&quot; ne zgjedhjen e kreut e keshillit te ardhshem te saj...Dhe mbase harrojne realitetin...Kjo me shqeteson mua ...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.