Me idenë për referendum, Papandreu po bën harakiri

Postuar në 03 Nëntor, 2011 07:12

Kryeministri grek nuk i ka punët mirë. Nuk dihet saktësisht – përtej hamendësimeve e spekullimeve – se çfarë hesapesh ka bërë ai, kur hodhi idenë e një referendumi mbi ndihmën që Greqia do duhet të marrë nga BE-FMN, por kjo lëvizje po rezulton një harakiri. Zemërimi i leader-ëve europianë është njëra gjë, por gjëja tjetër, më e rëndësishme sigurisht, ka të bëjë me atë që po ndodh në Athinë, ku po i ngrihen kundër të vetët duke e rrezikuar seriozisht maxhorancën fare të brishtë (është një maxhorancë që mbahet me dy vota më tepër). Zëri më i rëndësishëm në këtë mes është ai i ministrit të financave Evangelos Venizellos, i cili është shprehur sot, se “fati i monedhës Euro në Greqi nuk mund të lihet në dorë të një referendumi; euro është një arritje e madhe historike e nuk mund të vihet në dyshim kaq lehtë”.

Të premten është votëbesimi në parlament, dhe shenjat janë që Papandreu është duke rënë. Një deputete e majtë, Eva Kaili, e ka deklaruar tanimë votën e saj kundër, dhe kështu numri ka shkuar në 151. Një deputet tjetër i maxhorancës, Dimitris Lintzeris, e ka quajtur Papandreun si pjesë të historisë, raporton nga Athina the Associated Press, dhe kështu numri shkon 150. Por janë të tjerë që mund të mblidhen rrotull Venizellosit, i cili edhe pse nuk ka deklaruar votën kundër, nuk është çudi që të organizojë një “putsch”. Kjo është arsyeja që Papandreu ka mbledhur urgjentisht Këshillin e Ministrave. Me sa duket, don të masë pulsin e qeverisë pas mbledhjes së G20, ku atij i hoqën veshin. Do të bjerë? Do merret vesh shumë shpejt.

M.N.

Comments

Submitted by Tulio (not verified) on

Te gjitheve levizja e Papandreut iu duket nonsens. A mund te imagjinoni se cmund te besh ne burse duke e ditur qe marrezia e Papandreut do shkaktonte nje black tuesday? Mjafton te besh nje short sell te aksioneve te nje banke te lidhur fort me borxhin grek.
Think aboud it.....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.