Opozita: duhet referendum për plehrat. Maxhoranca: ligji i plehrave është ok.

Ndërsa një grup qytetarësh e të rinjsh ishin mbledhur për të protestuar jashtë Kuvendit, në sallën e këtij të fundit opozita ngrinte zërin kundër ligjit që lejon importimin e plehrave. Ja disa nga ndërhyrjet e tyre, të alternuara me ndërhyrje të maxhorancës:
Saimir Tahiri: “Kryeministër, a e hap ti derën për të futur plehrat e komishut? A ka njeri që e bën këtë? Pse i hap dyert e vendit për të futur plehrat e botës? Amandamendi i vetëm i jonë është se jemi kundër importimit të plehrave se edhe qytetarët janë kundër. Bëni referendum meqenëse edhe kryeministri ka dashuri për zërin e qytetarëve”.
Majlinda Bregu: ““Po plotësojmë detyrimin që Shqipëria ka në procesin e integrimit në BE. Ligji rregullon riciklimin mbetjeve. Ju duhet kauzë tjetër për mjedisin. Është hipokrizi dhe patetizëm të bëhesh më katolik se Papa dhe më antiglobal se Rama”.
Fatmir Mediu: “Ta lëmë me një anë demagogjinë. Nga 334 mbetje ne e reduktuam në 55 importin e mbetjeve. Nëse duhet diskutuar, le të diskutojmë për uljen e listës që lejohet të importohet”.
Eduard Shalsi: “Shqipëria nuk ka inventarizuar popullsinë dhe jo më të inventarizoi plehrat që vijnë nga jashtë. Si mund të lejosh importin kur nuk po menaxhon dot plehrat brenda vendit. Historia do ta dënoi kokëfortësinë për miratimin e ligjit antishqiptar”.
Blendi Klosi: “Opinioni publik kërkon që deputetët një herë të vetme të harrojnë ndarjet politike. Ky ligj është për importimin e plehrave dhe mos i gjeni emër tjetër po kërkon që Shqipëria të bëhet depo e plehrave.... “Bëni referendum, pse keni frikë nga qytetarët? Ky është moment i rëndësishëm, mos e votoni këtë ligj në emër të fënijëve. Ia vlen të mos e votojmë edhe nëse nuk bëhemi deputetë”.
Re.Pu.
Comments
i keni vet numrat per te bere
<p>i keni vet numrat per te bere referendum. nuk keni pse kerkoni ndihmen e maxhorances. apo po e beni thjesht sa per sy e faqe????</p>
Add new comment