Kontroll faktesh: Infermierja përballë “Doktorit”

Postuar në 03 Nëntor, 2011 04:04

Pasi siluroi programin e PS-së si marksist, Berisha deklaroi në mbledhjen e qeveirsë se modeli ekonomik i kësaj të fundit ka bërë që pagat të dyfishohen gjatë këtyre 6 vjetëve. Rama iu përgjigj me një Tweeter të shpejtë: “Doktori paguan më pak taksa se në opozitë, kurse një infermiere paguan 30 herë më shumë taksa se ditën kur Doktori u bë i pari i vendit.”

Po si është e vërteta? E vërteta, si zakonisht, është diku në mes. Le ta ilustrojmë këtë me dy shembuj hipotetikë: Një familje me dy rroga mesatare në sektorin e shëndetsisë dhe një familje me të ardhura mujore bruto 3 milion lekë të vjetra; të dyja jetojnë në apartamente në pronësi të tyre.

E para, ajo me dy rroga mesatare në sektorin e shëndetësisë, ka sot një barrë totale fiskale që arrin në nivelin 38% të të ardhurave bruto, ndërsa familja e dytë, ajo me të ardhura mujore bruto 3 milion lekë të vjetra, ka një barrë totale fiskale vetëm 27% (Në barrën totale fiskale përfshihen tatimi mbi të ardhurat, taksa e sigurimeve shoqërore/shëndtsore, TVSH-ja, akcizat, etj). Me fjalë të tjera, shteti i merr familjes së parë rreth 300 mijë lekë të vjetra. Ndërsa familjes së dytë, shteti i merr rreth 800 mijë lekë. Ose, thënë ndryshe, familjes së parë i mbeten vetëm 500 mijë lekë për të përballuar muajin, ndërsa të dytës i mbeten 2.2 milion lekë.

Në vitin 2005, dy rroga mesatare bruto në sektorin e shëndetsisë arrinin sëbashku në nivelin 650 mijë lekë të vjetra dhe ngarkesa fiskale ishte 32%, ose 210 mijë lekë. Pra, familjes së parë i mbeteshin 440 mijë lekë për të përballuar muajin. Ndërsa familja e dytë e kishte ngarkesën fiskale 36% dhe i mbeteshin rreth 2 milion lekë pas taksimit progresiv.  Nuk ia vlen të llogarisësh se ç’mund të përballonte atëherë e ç’mund të përballojë sot familja e pasur, me paratë e mbetura pas taksave, por është shumë e rëndësishme të bëhet kjo gjë për familjen e mesme. Një llogaritje të tillë e kanë bërë studiuesit e Institutit “Agenda”.

Ata kanë llogaritur një shportë produktesh e shërbimesh, të zhveshura nga taksat, të cilën mund ta përballonte një familje me të ardhura neto 440 mijë lekë të vjetra në muaj në vitin 2005. Po kjo familje, sot me të ardhura neto 500 mijë lekë, nuk mund të përballojë dot as treçerekun e asaj shporte. Me fjalë të tjera, niveli i jetesës së saj ka rënë më shumë se 25%. Dhe në qoftë se ajo do të jetonte në një apartament me qera, renia do të kishte qenë edhe më drastike...

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.