Hans Joachim Lanksch: Camaj nuk ka folur për arratinë e Kadaresë

Martin Camaj nuk e ka përmendur arratinë e Ismail Kadaresë dhe as e ka mbështetur atë. Deklarata i përket albanologut Hans Joachim Lanksch, i cili ka reaguar sot ndaj një paragrafi të librit me kujtime të Helena Kadaresë, që ka gjetur jehonë të madhe në shtypin e Tiranës. Lanksch, i cili nuk njihet si ndonjë dashamirës i shkrimtarit të shquar shqiptar, ka reaguar në numrin e sotëm (e enjte) të Gazetës Shqiptare duke sqaruar, se Camaj ka qenë indiferent ndaj kërkesës për azil politik të Kadaresë në Francë në vitin 1990. Lanksch ka sjellë një pasazh të një tregimi të Camajt, pa sqaruar shumë mbi lidhjen mes kësaj narrative dhe heshtjes së poetit ndaj arratisë së shkrimtarit bashkëkombës. Rasti i Lanksch-it është i pari reagim ndaj librit ‘Kohë e pamjaftueshme’ të Helena Kadaresë. Gazetat kanë riprodhuar me besnikëri sidomos rrëfenjat që kanë patur të bëjnë me rastet e flirteve të Ismail Kadaresë me gra të tjera.
H.B.
Comments
"Kohe e pamjaftushme "
<p> "Kohe e pamjaftushme " perse ? Shkrimtarja Kadare ka shkruar per shkrimtarin Kadare goxha volum te madh , te qemtuar me kujdes , me nje rrefenjeze ngultaz per t'u besuar si copeza ''biografie'' te biografit me te sakte , gruas , duke u meshuar jashte mase ca "thermijave" te realitetit te djeshem per t'a bere vertete shkrimtarin e madh edhe disident te madh ne hije . Vecse , "shqiponjat" nuk ikin nga sfondi i madh pas portretit te skalitur njerezor , "ato '' tanime nuk fluturojne lart por ecin megjithate poshte . Asnje gje e jashtezekonshme per jeten e zakonshme te atehershme te cdo shkrimtari te lire ( per pagesen e kam fjalen).Talenti eshte talent , nuk mohohet , por se kujt i kane sherbyer te shkruarat dhe cfare fshihej nen stofin e tyre , e vleresojne lexuesit...Me menyrat e tyre...Le te fillojme te botojme recensionet e kohes nga pena te shquara te mendimit kritik te atij vakti dhe te marrim nje shijez te vockel ...Dhe besoj se atehere koha do te mjaftoje...</p>
Add new comment