Llogaritë e paplota të Meidanit për 300 mijë vendet e punës

Postuar në 03 Nëntor, 2011 09:50

Rexhep Mediani, ish President i Republikës dhe ish Sekretar i Përgjigthshëm i PS-së, ka kritikuar ashpër në gazetën Panorama premtimin për 300 mijë vende, që përfshihet në draft-programin e ish partisë së tij.  Ai e konsideron atë, një mashtrim të ngjashëm me premtimet 7-vjeçare të Berishës në pushtet. Duke analizuar me shifra mundësinë e punësimit në sektorin privat, Meidani thotë se duhen të paktën 3 deri në 4 miliardë euro për të arritur një nivel të tillë punësimi, çka përfshin një buxhet të tërë vjetor të qeverisë. Sipas Meidanit, ky premtim ka ardhur pa asnjë studim apo prognozë serioze specialistësh të fushës makroekonomike.

Por Meidani e përqendron analizën e tij vetëm në sektorin jo-bujqësor, ndërkohë që në sektorin bujqësor, sipas INSTAT-it, janë të punësuar rreth 506 mijë vetë. Dhe programi i PS-së duket se fokusohet shumë tek bujqësia. Pavarësisht se INSTAT-i i quan si të punësuar të plotë të gjithë fermerët, aktualisht, shumica dërrmuese e tyre janë çerek të punësuar.  Arsyeja? Sistemi i tregëtimit të produkteve bujqësore është në përgjithësi primitiv dhe shumë fermerë parapëlqejnë më mirë të lënë tokën djerrë se sa të prodhojnë e t’u kalbet prodhimi. Sistemi i integruar i tregtimit të produkteve bujqësore që ka propozuar PS-ja mund të bëhet një nxitës i fuqishëm i punësimit të plotë të fermerëve dhe i uljes së importeve të ushqimeve, që sot është 9 herë më i lartë se eksportet respektive.

A ka prova për këtë? Shkoni shihni tregun me shumicë të frutave-zarzavateve tek stacioni i trenit në Lushnje, të financuar nga Banka Botërore, dhe do të kuptoni me induksion se sa është gjallëruar punësimi dhe prodhimi i fermerëve myzeqarë (Banka botërore thotë se është dyfishuar prodhimtaria e fermerëve: http://www.worldbank.org.al/WBSITE/EXTERNAL/COUNTRIES/ECAEXT/ALBANIAEXTN/0,,contentMDK:20587388~pagePK:141137~piPK:141127~theSitePK:301412,00.html ).

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by acenobarrus (not verified) on

po ky eshte fizikant e jo ekonomist..pasi ''shkelqeu,, si president i vendit duke i ngjare me teper kryetarit te nje OJQ-nane, na jep leksione makroekonomie..per inat te edi rames shkon e fle me saline!

Submitted by Albi (not verified) on

1. Ketu po na japin leksione ekonomie dhe Erion Veliaj me shok, qe kushedi sa vite kane pa bere matematike, e jo me te tjeret.

2. Zaloshnja mund ta konfirmoj kete, po shume nga ekonomistet me te mire vine direkt nga shkencat ekzakte dhe pergjithesisht matematika, fizika, dhe inxhenieria. Kjo sepse  kane jo vetem aftesi te medha numerike, po mbi te gjitha aftesi per te krijuar modelet matematikore mbi te cilat bazohen shume nga parashikimet ekonomike.

3. Ju vazhdoni te jeni komplet te semure me idene se Rama duhet mbrojtur me cdo cast per inat te Berishes. Nqs Rama nuk eshte i afte, iken dhe zevendesohet me te tjere.

Submitted by marlindi (not verified) on

ky eshte korrier i Nanos. TRurpi i ketij eshtte se pasi u be president ne vend qe te kontriboje per shoqerine del dhe ju krijon probleme te rinjve. Do ishte mire qe me pare te merrej me femijet e vet ne france qe i ka te super degjeneruar me dashnore trafikante droge pastaje te merrej me problemete  bujqesise

Submitted by genti (not verified) on

po cte duhet ty me ke zene dashnore femijet e tij.ata bejne qejfin e tyre.ste duket se po ben te njejten gje qe thosh berisha per edin qe na doli me pallen jashte...po ne jemi vertet idiote.ne vend qe te japim ide e mendime me ndonje arsyetim nese eshte e mundur mbi kete lloj polemike meremi jo ky ka dashnore jo ky tradhetare ...etj.ne pamje te pare me duket shume e hiperbolizuar shifra 300 mije dhe deri diku arsyetimi i mejdanit qendron.po dhe zaloshnja per pjesen e bujqesise ka te drejte por nuk besoj se do arrihet ajo shifer.uroj te jete e vertet.duke qene se ne ate program nga sa lexova jane vetem premtime pa dhene sqarime teknike se si do realizohen ndofta duhej evituar ajo shifer aq e madhe dhe thjesht te shprehej ne vlera qe mund te qendronin brenda realitetit ,dhe nese do ta realizoje me vone kur te jesh ne pushtet ateher  do fitoje me shume mbeshtetje..uroj qe ps "po erdhi ne pushtet"te na kthej mosbesimin ne besim.dy fjale per meidanin.eshte nje nder kokat e medha qe ka shqiperia.mos ngaterroni figuren e presidentit me imazhin qe kemi ne shqiptaret per liderin.ne duam tipa si enveri sala ,rama po deri diku,..ne na duhen koka te zgjuara jo karaktere te forta se nga historia kemi mesuar qe bejme vetem mbrapa.te ne te jessh tolerant dhe me kulture te marin per langaraq.,gje qe eshte shume e gabuar.se ne si popull bejme dhe te fortet kot se kur vine puna ca sbehet ne pazar tone,na dhjesin dhe ne koke e ne sthemi gje.po me fjale ama te qajme.nuk duhet te bejm tifo per askend dhe as te besojm me sy mbyllur asnjeri qofte sala edi meidani e kushdo qofte...syte ne balle e besim vetem vetem punes.boll u morem me emra dhe sigla.

Submitted by elyar Is. (not verified) on

Hypi nje turist kozmik ne hene dhe hapesire. E pyeten se"a shikohej gje ne toke nga hena"-Po tha,nga hena pashe  vetem Murin Kinez dhe Erion Veline. Mire - i thane se Muri Kinez eshte i madh dhe mund te shihej,po Erion Velia ....?!. Erioni -tha-dallohej per shkak te vlerave.

Submitted by Astrit (not verified) on

Meqe shumica e popullsise banojne ne fshat dhe qe keto 20 vjet ata banore jane lene jo thjesht ne meshire te fatit por edhe me keq, jane rrjepur dhe varferuar aktivisht nga tere qeverite, une jam i prirur te levdoj cdo iniciative qe me se fundi kujtohet per keta njerez. Ne kete aspekt bravo PS dhe Rama.
Ama per hir te realizmit, eshte me mire qe njerezve tu thuhet e verteta sesa te besh njerez te varfer te mashtrohen... Ku jane keto 300k vende pune ne Shqiperi, keto jane fantazira... Tere Shqiperia ka as 4 milione banore nga te cilet gjysma jane pupullsi aktive. Keto rritjet e punesimit me 15% jane mashtrim demagogjik dhe nuk duhet te jesh matematikan ta shikosh te verteten ne sy.
Sigurisht qe fermeret e lene token djerre. Por ne boten dhe sistemin ku jetojme eshte nje ekuiliber midis ofertes dhe kerkeses. Problem eshte se e para eshte shume me superiore ndaj se dytes. Kjo sepse popullata eshte e varferuar. Kush do tu bleje produktet 300 mije fermereve te rinj??? Popullata  e qyteteve e varferuar ne kocke apo do tu blejne produktet njeri tjetrit? Ceshtja tjeter eshte se jetojme ne nje recesion ekonomik ku cmimet e produkteve bujqesore nderkombetare do te bien edhe me tej. Kjo dmth se do te bien nen nivelin e tanishem qe eshte goxha i ulet ne rajon si rezultat i subvencioneve direkt ose indirekt te EU ose shteteve te vecanta. Dhe recesioni ekonomik do te ule edhe me tej si kerkesen nga vendet e EU (nese ideja eshte se 300 mije fermeret e rinj do te behen tmerri i Europes duke eksportuar e tregetuar produktet) ashtu edhe normen e fitimit. Se fundi: dakord qe toka ne Shqiperi nuk punohet sa duhet. Por ama aq sa punohet nuk eshte pak dhe mua me duket e pabesueshme qe |Shqiperia te kete aq siperfaqe te mbaje ne pune edhe 300k njerez te tjere!
Une nuk ka patur fatin te njihem personalisht me suksesin e tregut te Lushnjes, por ne nje situate te tille si e Shqiperise se tanishme, kjo eshte nje "zero sum game" dhe ata fermere qe po fitojne ne nje treg te tille, po fitojne ne kurriz te fermereve te tjere qe ne nje fare menyre ishin operative ne ate treg me pare.
Une nuk jam ekonomist por ne injorancen time une bej nje pyetje te thjeshte: nga do te dalin parate qe te qarkullojne dhe te shtojne punesimin ne Shqiperi? Ne kushtet kur sektori i bujqesise i ka te saturuara tregjet e brendeshme, alternativat mbeten eksportet bujqesore, fuqizimi i sektorit industrial apo te sherbimeve dhe se fundit remitencat e emigranteve... Gjithmone besnik i injorances time ne fushen ekonomike, une nuk e shikoj nga mund te dalin punesim/para nda hici pasi problemet ekonomike ne vend se pari jane strukturale.

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoti Zaloshnja, pranoj injorancen time ekonomike, prandaj ju kerkoj ndjese paraprakisht nese argumentimi im tingellon profan. Bujqesia shqiptare konkurrron me importet e rajonit, qe jane te subvencionuara e si te tilla me cmime shume konkurruese. ne treg, midis nje produkti vendas dhe te huaj, nje pensionist ble mallin e huaj, jo nga qejfi, por nga halli se kaq ia mundeson pensioni. por pensionistet nuk jane te vetmit qe kane te ardhura te uleta, eshte pejsa e madhe e vendit qe ka te ardhura qe mei mjaftojne per nje jete normale. une mendoj, se pa nje politike proteksioniste e pa subvensione bujqesia shqiptare nuk ka asnje shans te rigjallerohet ne ate pike qe e parasheh programi i PS. Plus, qe bujqesia shqiptare vuan akoma nga mungesa e infrastuktures. Pa krijimin e kesaj infrastrukture - nuk ka motivacion per te kultivuar bujqesine sepse eshte shume e kushtueshme e nuk sjell asgje mbrapsht per fermerin.

Ne shqiperi, mungesa e klases se mesme te forte, nuk lejon as zhvillimin e levizjeve alternative qe gjallojne sot neper evrope e kane qene shtytje per zhvillimin e sektorit te bujqesise, si bli produkte rajonale apo bio.

Gjithashtu, me duket absurde qe nje parti thote ne do shtojme fermat si ajo model ne Sarande? Behet fjale ketu per ferma shteterore, pra qe kane pronar shtetin? Se, perndryshe, ne tregun e lire, zhvillimi apo jo i nje modeli kushtezohet sa nga kerkesa dhe oferta aq edhe nga mundesite (fjale kyce ketu, infrastruktura, subvencionimet). Une mendoj se nje parti politike duhet te mundesoje krijimin e infrastruktures dhe politikave lehtesuese - dhe pastaj gjerat zhvillohen vete. Dhe kjo vlen jo vetem per bujqesine por gjithkund. E pikerisht kete nuk po e sqaron PS; cilat jane poltikat dhe cfare kostoje mbart ajo per te krijuar infrastrukturen e nevojshme qe mundeson hapjen e vendeve te punes. E mbi te gjtiha: infrastrukturen e konkurrimit te lire, zhdukjen e klientelizmit. Une besoj se kthesen e vertete do e sjelle ajo parti qe jo vetem hap vende pune por edhe i vendos subjektet konkurruese perpara shanseve te barabarta pavaresisht bindeve dhe klienteles politikes.

PS: Me duket anekdotike argumenti i erion velise per krijimin e nje cari vezhgues me fuqi absolute ne nje vend ku nuk ka as drejtesi - te pakten kete eshte perpjekur te na mbushe mendjen edhe vete Veliaj keto vite opozite. Plus, nese PS eshet ne gjendje te krijoje nje institucion te tille, atehere problemi nuk eshte tek ligji i plehrave, ligj qe PS kerkon ta ndaloje, por thjesht tek ekzekutimi i tij. KJo ne vetevete eshte tejet tejet optimiste, sepse: Si do mundesohet nje vetedrejtesi e pushtet institucionit te Carit ne nje vend ku te gjithe i sherbejne Partive, ku as presidenti nuk arrin te mbivendoset, e kur keto pozicione zgjidhet nga partite e parlamenti i militanteve? Bindja ime eshte qe problemi me i madh i PS eshte qe me ramen ngelet nje parti e fasadave, edhe propozimet e programit jane propozime fasadash. Sukseset me te medha te rames jane ne nivelin e fasadave. Edhe vete Veliaj eshte pjese e pastrimit dhe zbukurimit te fasades, eshte nje lloj sales manager.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.