Star-ët i pagëzojnë fëmijët e tyre të sapolindur me emra të çuditshëm

Personazhet me famë planetare, një pjesë syresh për saktësi, e shtyjnë vanitetin apo protagonizmin deri në kufij absurdë, dhe ndonjëherë “e bëjnë mbi kurrizin e fëmijëve të tyre”. Vjen një moment në jetën e tyre që, të mësuar të jenë përherë të ndjekur nga reflektorët e medias, zënë dhe i kërkojnë vetë këta reflektorë, duke stisur ngjarje në jetën e tyre. Një ngjarje mund të jenë pagëzimi i fëmijëve të tyre të sapolindur. E dinë që bota ka kureshtje, dhe dinë ta përmbushin këtë kureshtje duke u vënë fëmijëve emra të çuditshëm. Është një lloj eksperimentimi që nuk dihet nëse do t’u pëlqejë këtyre fëmijëve kur t’mos jenë më fëmijë.
E dini, fjala vjen, se si quhet vajza e fundit e familjes Beckham? Harper Seven. Ç’dmth? Asgjë. Seven dmth shtatë, ndërsa Harper s’dmth ndonjë gjë. Ndërsa vajza që Madonna ka me Geri Halliwell-in quhet Bluebell. Në këtë rast e ka një kuptim, pasi është emri i një bime, por tingëllon çuditshëm, dhe me siguri zgjedhja është bërë për ta patur të bijën me një emër unikal. Vajza e parë e lindur nga martesa e aktores Gwyneth Paltrow me Chris Martin-in quhet Apple, dmth Mollë. Vajza e Sting-ut quhet Fuchsia. Fëmija tjetër i Madonna-s quhet Lourdes, ndërsa vajza e dalë nga martesa e aktores Nicole Kidman me Keith Urban-in ka emrin Sunday Rose. E fundit është vajza e Hugh Grantit, që lindi pa dijeninë, e ndoshta pa dëshirën, e aktorit të famshëm. E ëma i ka vënë një emër kinez, që i përkthyer do të bënte “Rastësi e Lumtur”, apo “Lindje e Lumtur e Paprogramuar”. Një bizarri e skajshme. Nuk mendoni kështu?
Re.Pu.
Add new comment