Policia që bën gjithçka dhe autori që ikën pa lënë gjurmë

Është një skenar i njohur, tanimë, që pas krimesh të rënda e të bujshme, policia të na ngopë vetëm me lajme mbi rrethanat e krimit, me të dhëna të mbledhura nga dëshmitarë vuvë mbi autorin e krimit, dhe mbi përpjekjet e policisë për të rënë në gjurmë të këtij të fundit. Autori rëndom nuk kapet. Krimi i kryer në qytetin e Vlorës, ku u ekzekutua gjyqtari i Vlorës Konomi, apo ai i Durrësit, ku dogjën në makinë një agjent të SHISH-it, duket sikur janë arkivuar. Në fakt, shtypi jep herë pas here ndonjë lajm, por në vend të hedhë dritë mbi ngjarjet, i fut më shumë në terr ato.
Para tri ditësh, po në Durrës, ndodhi një krim tjetër spektakolar, në të cilin mbeti i vrarë një biznesmen 35 vjeçar (gazetat nënvizojnë më shumë moshën se sa statusin socio-ekonomik, dhe nuk dihet pse). Dhe këto ditë është thënë, që “nuk është gjetur asnjë provë në vendngjarje, që vrasësi dyshohet të jetë profesionist, që nuk është gjetur as gëzhoja e të vetmit plumb që ra mbi kryet e viktimës, që nuk ka ende një të dyshuar, që pista e hetimit është ajo e hakmarrjes, që në polici janë shoqëruar mbi 15 persona, e që policët, forcat speciale dhe agjentë të krimeve të rënda kanë zbarkuar në Durrës”.
Kjo pra është fabula në çdo rast të kësaj natyre: krimi terrorizon dynjanë, policia vihet në lëvizje, autori s’kapet kurrë.
M.N.
Comments
Qartesisht keto jane shenjat
Qartesisht keto jane shenjat e mungeses se shtetit.
Qartesisht keto jane shenjat
<p>Qartesisht keto jane shenjat e kalbjes se shtetit. Nje shtet qe kalbet kthehet ne kanibal fillon dhe ha edhe ata qe e ushqejne (e mbi te gjitha ata qe e votojne akoma). </p>
Add new comment