Panairi dhe librat fetarë, shenjë e ringjalljes së besimit?

Në Panairin e librit që u mbyll të dielën, nuk mund të shmangeshin stendat e librave fetarë. Katër u përkisnin botimeve katolike apo atyre të lidhura me botën katolike romane, tre atyre ortodokse dhe po tre stenda ishin rezervuar nga botuesit e librit të besimit muhamedan. Identifikimi i tyre nuk ishte i vështirë duke gjykuar nga disa elementë: kapakët e librave qenë më të përkorë; pa ndonjë vezullim; pa tituj deklamativë e hedonistë e pa shumë zhurmë. Kapakët e librave që tregtoheshin në stendat e besimit muhamedan shquheshin qartë edhe nga gërmat arabe dhe harmonia që krijon spërdredhja e tyre e çuditshme. Libri fetar ishte gjithashtu më pak i rrahur nga radhët dhe të interesuarit nguleshin më gjatë te stenda të tilla duke shprehur kësisoj edhe një lloj vokacioni. Megjithatë prania e tyre, por edhe numri në rritje nga viti në vit, nuk mund të mos japë shenjat e ringjalles fetare ndër shqiptarë.
H.B.
Comments
E kisha nje verejtje, ne vend

E kisha nje verejtje, ne vend te fjales "besimit muhamedan" duhet ta shenoni "besimit islam", sepse kjo e para nuk qendron

ju faleminderit per mirekuptim

Lidhur me panairin e librit
Lidhur me panairin e librit por per dicka krejt tjeter, me behet qejfi qe Znj. Kadare ka marre kete titull/cmim pasi nuk besoj se ka qene e lehte te jetosh me nje individ si Ismaili qe edhe pse ka jetuar ne Paris vazhdon te flas si nje misogjinist tipik ballkanas. Kam frike nga ana tjeter se edhe ky cmim nuk I jepet Helenes, por me servilizmin dhe misogjinizmin e drejtuesve te panairit I behet temena Ismailit edhe pse ky I fundit duket qarte qe nuk ka nevoje per te tilla temenara.
Eshte risi pozitive qe individe normal si Helena shkruajne ne menyre te hapur lidhur me jeten e tyre. Duket influenca e nje literature te tere perendimore ne kete drejtim dhe kjo e ben qe kujtimet e Znj. Kadare te mos jene dicka fort origjinale por ajo I Ben nder te jashtezakonshem bashkeshortit te saj duke paraqitur nje variant human te tij. Ne intervisten e tij Ismaili nga ana tjeter tregoi fare pak vleresim per te shoqen dhe madje tingelloi dismissive ndaj saj ne raste te caktuara. Megjithate "Shkrimtari" pa dashje edh ne ate interviste te shpifur, te drejtuar nga nje Servil medioker I regjimit, nxjerr ne pah pikerisht Idene e nje familje normale dhe harroi te theksonte ate qe shumekush e Di se pas nje burri te rendesishem/madh qendron nje grua disa fish me e madhe. Ja pse per mua Helena qendron sot shume me lart sesa Ismaili mund te pretendoje te jete.
besimi "muhamedan" - dy here

besimi "muhamedan" - dy here majde??? te jete kjo shenje provokimi fetar ndaj myslimaneve te ringjallur???

Kazakistani te na vije anes

Kazakistani te na vije anes neve, xhanem, edhe nese e ka bere e sido qe ta kete bere, sepse ne e kemi tejkaluar planin me shumefish perqind per kete pune dhe shume dekada perpara se ta bente ajo kaste oligarkesh spurdhjake qe drejtojne ate vend. Njerez sivellezer ne mendime me surratin tend, kriminele ordinere e injorante te rralle, e shpallen kete vend ateist me kushtetute, packase me shumice muslimane.

Po, a s'me thua, si dreqin ia ben te jesh kaq gomar? Sinqerisht. P.sh., e zeme, kur shkon te flesh e persjell nepermend komentet aq idiote, apo pune te tjera te felliqura qe mund te besh, a nuk te neveritet vetja?! Te pyes me shume sinqeritet, sepse vertet qe nuk arrij ta perceptoj situaten tende.

Respublica, zevendesimi i "Islami" apo "feja islame" me togfjaleshin "feja muhamedane", ne rastin me te mire tregon injorance. Uroj te jete pikerisht ky rasti!

Paulin Gjermanini,

Paulin Gjermanini, islamofobia jote eshte bere teper e neveritshme. Ti cfare kerkon te arrish, te ndezesh urrejtjen fetare ne Shqiperi e te shohesh shqiptare myslimane e te krishtere duke u vrare me njeri-tjetrin???

a e lexova lajmin sot per grupin terrorist neo-nazist ne Gjermani qe kishte vrare 10 veta qe nga 2000shi? A deshiron te frymezosh Breivike te tille edhe tek ne? Me kete pune merret Kastriot Muftaraj keshtu qe mos u merr dhe ti...

Shume mire behet qe

Shume mire behet qe ekspozohen edhe librat fetare, pasi ka plot mes nesh qe ndjejne etje dhe per to. Deri tanime shperndaheshin falas, por mesa duket edhe fete i ka prekur kriza financiare, pa kane dale neper stenda. Njeriu me vetdijen e tij ngre dhe prish mure komunikimi...

Add new comment