Jemi të parët në Ballkan (përsa i takon borxhit të lartë)

Raporti i përvitshëm i FMN-së me titull ‘World Economic Outlook’ nxjerr edhe njëherë në një dritë të keqe borxhin publik të Shqipërisë. Ne kemi borxhin më të lartë në gjithë Europën Qendrore e Lindore (duke përjashtuar Hungarinë, që është pjesë e BE-së). E dhëna e fundit, dmth kjo e vitit 2011, ka regjistruar një nivel borxhi të barabartë me 59,4% të GDP-së, ndërsa vendet e tjera të rajonit janë dukshëm poshtë këtij niveli. Bosnja është në afro 40% të GDP-së së vet, Bullgaria 17,8%, Kroacia 47,5%, Letonia e Lituania rreth 40%, Maqedonia 26,3%, Mali i Zi 43,1, Serbia e Turqia rreth 40%, etj. Mesatarja e borxhit publik të këtyre vendeve të Europës Qendrore e Lindore është 43,6% të GDP-së, dhe kështu rezulton që Shqipëria ka një borxh shumë më të lartë se sa kjo mesatare, dhe jashtëzakonisht më të lartë se mesatarja e Ballkanit.
Qeveria shqiptare është kapur pas faktit se rritja e borxhit tonë gjatë viteve të fundit është më e vogël se sa rritja që ka ndodhur në vende të tjera, por kjo është e dhëna më pak domethënëse. Çfarë ka rëndësi në këtë mes është fakti që ne kemi borxhin më të lartë. Dhe parashikimiet për vitin e ardhshëm janë edhe më të zymta.
Re.Pu.
Comments
Dhe duke qene se nuk
<p>Dhe duke qene se nuk prodhojme pothuajse asgje, duke qene se kemi privatizuar dhe shitur te gjitha burimet natyrore, duke qene se kemi shkaterruar gjate ketyre 20 vjeteve gjithçka qe u ndertua gjate 50 vjeteve te meparshem, nuk na ngelet gje tjeter veç qe te shesim detin dhe te importojme plehrat nga e gjithe Europa. Nje pjese te fitimeve do te shkojne si gjithmone ne xhepat e Shkelzenit, Argites dhe Metes, por mund te ngeli pak edhe per buxhetin e shtetit. Aq sa te mos marrim me borxhe te tjera. Pas 100 vjetesh te gjithe shqiptaret, qe ende nuk i kane bere "naften" vendit" do te vdesin nga semundjet radioaktive dhe berthamore. Dhe ne kete menyre problemi zgjidhet me se miri per te gjithe.</p>
Add new comment