Ciao! Il giocco é finito, Silvio.

Ikja e Berlusconit është duke u festuar në Itali. Turma e ka pritur me britma e fyerje (“bufon”, “mafioz”, “e ke vendin në burg”) kryeministrin përpara Presidencës, që më pas do dilte nga dera e pasme si ish-kryeministër. Ai ka shkuar në Quirinale pra për t’i paraqitur dorëheqjen Napolitano-s pas miratimit që iu bë në parlament një ligji të stabilitetit, që kërkohej nga BE-ja. Turma e priti lajmin e dorëheqjes me duartroktitje, klithma gëzimi, fishkëllima, flamuj kombëtarë, bilbila, madje dhe vuvuzela, shishe shampanje që hapeshin aty në shesh. Ndërkohë në shumë qytete të Italisë janë organizuar festa që kanë lënë gojëhapur komentatorët e vëzhguesit e politikës. Ka qenë një “uuuu” e hareshme dhe e njëzëshme, përqafime, puthje, këngë, valle. Diku shihet një orkestër, dëgjohet dhe një kor, që këndon ‘Haleluja’ të Hendelit. Duket çdo gjë e përgatitur, por në fakt gjithçka është spontane.
Ndërkohë për herë të n-të, ndoshta të fundit (apo ku i dihet? Jo, jo, i dihet), shtypi botëror ia ka kushtuar headline-ët e veta një ngjarjeje që ka të bëjë me Silvio Berlusconi-n. Nuk ka mbetur gazetë e televizion pa dhënë lajmin e shkurtër: Epoka e Berlusconi-t mori fund këtu. Një numër titujsh, sidoqë për një publik jo italian, ishin formuluar në gjuhën e Dantes, dhe në to shquanin fjalët ‘Addio’, dhe ‘Ciao’.
E.G.
Comments
Italianet po festojne me gota
<p>Italianet po festojne me gota e muzike ,ne duhet te bejme kurban oborrin koorupsionist pas lagimit te S.B.</p>
Add new comment