Kontroll faktesh: 250 milionë arrorët e Berishës

Postuar në 18 Nëntor, 2011 08:59

Ministria e Bujqësisë prezantoi më në fund një studim mbi 250 milion arrorët që ka premtuar Berisha, duke argumentuar se ideja e këtij të fundit për mbjelljet në masë të drurëve arrorë do të krijojë 290 milionë dollarë prodhim, 160 milionë dollarë eksporte,  dhe 900 vende pune. Por bie në sy fakti se, në këtë studim, megashifra për mbjelljen e 250 milionë rrënjëve kaloi pa u përmendur.

Shqipëria ka aktualisht 10 milionë rrënjë drufrutorë; 6.2 milionë rrënjë ullinj dhe 760 mijë rrënjë agrume. Arrorët janë gjithsej 272 mijë (jo milionë), të përqendruar në zonat malore, Kukës, Dibër, Elbasan, Pogradec.

Nga shifra aktuale prej 272 mijësh deri në 250 milionëshin e kryeministrit, ka një hapësirë shumë të madhe, që mund të mbushet ndoshta me një bashkim të të gjithë trevave shqiptare (në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi). Por Berisha është optimist. Kështu ishte edhe Artur Zheji në një artikull të djeshëm në “Mapo”. Kuptohet, edhe ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë…

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.