Alkimia e çuditshme e shndërrimit të pakicave në shumica, dhe anasjelltas

Është hera e dytë që Edi Rama ngre zërin kundër operacioneve të pista në dy rrethe të jugut, të cilat kanë synuar transferimin ilegal të pushtetit në duart e pakicës. Ai iu drejtua sot Berishës dhe Metës, duke u thënë “të tërhiqen nga veprimet antikushtetuese e antiligjore në qarqet e Fierit e të Gjirokastrës”. Ai iu drejtua për herë të dytë dhe ambasadorëve, të cilët “kanë bërë shumë për të ndihmuar normalizimin e procesit dhe s’mund të mos bëjnë atë që lypset, për të mos lejuar një tjetër grabitje zgjedhjesh.” Iu tha se “opozita s’mund të gënjejë as popullin as vetveten për t’u rigjendur e rivjedhur përsëri e përsëri në votat e saj.”
Kjo që po ndodh në fakt është skandaloze. Loja e ndërrimit të skuadrave ka kohë që ka filluar, por fillimisht e për ca kohë u mor si një seri iniciatiavash individuale për të braktisur PS-në dhe opozitën për qejfmbetje personale apo për pakënaqësi të kuptueshme. Mirëpo tani po merret vesh se kemi të bëjmë me një strategji të kalkuluar mirë e në detaje. Kalimi i këshilltarëve lokalë nga PS-ja në LSI apo nga opozita në maxhorancë është një akt i thjeshtë shitje-blerjeje. U mendua se maxhoranca do ndalej tek vjedhja e postit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, por tahmaja e tyre po shkon në bazë dhe atje po synojnë shndërrimin e pakicave në shumicë, dhe anasjelltas.
Në këto rrethana, kërcënimi i Ramës për “t’u tërhequr nga marrëveshja e bërë” është më e pakta gjë që mund të bëhet.
E.G.
Comments
Rama duhet ta kete kuptuar
Rama duhet ta kete kuptuar tashme se sjellja si femije grindavec, nazik e hakerrues nuk eshte ajo qe shumica e shqiptarve duan te shohin tek lideri i opozites sot dhe pretenduesi per te qeverisur ndryshe Shqiperine neser. rama duhet te pergatitet per nje lufte politike shumeplaneshe, totale dhe frontale pasi Bisha dhe Kokemadhi nuk rrezohen nga pushteti vec me deklarata te forta, levizje politike naive dhe as me marreveshje e zgjedhje “gjoja-demokratike me nje regjim mafioz qe ka kthyer ne farse demokracine, lirine dhe shtetin e te drejtes. Njerezit kane nevoje per ndihme dhe mbeshtetje konkrete, praktike dhe te perditshme per ti bere balle regjimit, dhe nese regjimi vjedh votat e liderit te opozites apo denon deputet e opozites me gjoba pa i hyre gje ne kembe dhe pasur asnje reagim te forte politike dhe mesazh te qarte sesi Rama dhe opozita do ti kunderpegjigjen cdo loje te Bishes sot dhe cfare ndeshkimi do te marrin te gjitha ata qe kane bashkepunuar me regjimin perfshire edhe kompani te huaja qe mbeshtesin (ndoshta indirekt) kete regjim vrases, atehere cfare mund te presin njerezit e thjeshte nga kjo lloj farse politike e shemtuar. Rama duhet ta kuptoje qe ka misionin historik te shpetoje demokracine ne shqiperi dhe duhet te jete perkrah moralisht dhe juridikisht cdo individi qe taksidaret e regjimit i vjedhin djersen e ballit, cdo pronari qe i mbyllet biznesi sepse nuk eshte me regjimin, cdo prindi qe te hedhe ne gjyq drejtore e mesues qe detyojne femijet te dalin ne mitingjet e pritjet e Bishes, prane cdo gazetari e gazeta qe gjobitet apo denohet nga gjykatat e Bishes, prane cdo nene qe i vritet femija neper rruget e gjakosura te Bishes.
Ka nje forme mjaft efikase ne vendet anglosaksone, ne forme fushate diskretitimi e quajtur "name and shame" ku me fakte dhe ne menyre konsistente, ne cdo forme mediatike, dhe me pankarta ndiqen lidhjet koruptive dhe pasurimi mafioz i maskarenjve te regjimit si puna e Metes/Ristanit/Mehdiut/argite/zenit/bregut/fevziut/frangajt/zhejot/cilit/artan hoxhes e me rradhe .... Nxitja e protestes civile tek te rinjte universitar ne vecanti per tu angazhuar ne kete dhe per te kerkuar nje shoqeri me te drejte dhe per nje demokraci reale e funskionale eshte nje menrye mjaft efikase dhe qe kerkon insistim dhe kurajo...
Rama duhet te na binde se e ka seriozisht dhe do ti shkoje derin fund me legjislacion special ndoshta transparences se plot te gjitha financave, aferav e allishverishe qe maskarenjte e berishes dhe se pari familja e tij dhe Metes, Nanos me shoke kane bere ne keto 20 vjet dhe se do ti ktheje keto pare ne buxhetin e shtetit dhe ne projekte qe shkojne direkt tek familje te varfra, femeijet, grate e njerezit me nevoja me te medha per keto fonde. Kjo eshte ajo qe njerezit duan te degjojne nga lideri i opozites dhe ajo qe bashobozuket e Bishes i tremben me shume. Nese rama ka frike ti hyje pa kompromis luftes kunder korupsionit mafioz ne nivele te larta te politikes shqiptare dhe tendences per pastrimi total te politikberjes ne shqiperi me mire tja lere kete dikujt tjeter. Edhe aq sa ka bere ai duhet te kujtohet pozitivisht nga historia shqiptare por ne kete moment te demokracise sone nuk eshte mjaft.
thone se cdo gje kthehet

thone se cdo gje kthehet mbrapsht ne jete, dikur: what goes around, comes around.

cfare anetaresh paska PS qe u blikan dhe shitkan? kush i zgjodhi ata? Ne baze te cfare kriteresh? Pikepyetje, pikepyejte, pikepyetje.

Shkrimtaruc shume I mire I
Shkrimtaruc shume I mire I Dritan Hiles tek Balkanweb sot. Te Ben perishtypje, arroganca dhe ignorance e thelle e Berishistevqelbur attire maskarenjve qe ju eshte hedhur ne kothere e qelbur nag Berisha kur nuk e kuptojne se shkaterrimi I financave te vendit dhe vjedha e pasurimi massiv I klanit ne pushtet ne kurrizin e gjithe shqiptareve te tjera, nuk I Shpeton dot as NATO as levizjet mediocre e infantile te Bishes. Ajo qe po vjen do te jete me keq se 1997 dhe mjere ata qe kane perfituar dicka ne kete vite.
E Kisha fjalen me siper qe
E Kisha fjalen me siper qe ishte nje shkrim shume I mire I Hiles (jo shkrimtaruc) ne Ballkanweb...
Jam dakord me konkluzionin e

Jam dakord me konkluzionin e z.Nano, por po bej nje konstatim.

Edi Rama ka te drejte qe paralajmeron apo kercenon. Por nuk ka te drejte qe ben te paditurin ose sikur eshte dorejashte ne kete pisllek. Tradhetine edhe ai e stimulon, madje rendshem. Cfare mesazhi marrin keshilltaret ne rrethe dhe deputet ne Tirane, kur Rama ben anetare te udheheqjes socialist Dhori Sollakun, qe ne ditet me te veshtira per Saliun, ne 1977, kur vetem pak kokeboshe treguan "besnikeri" ndaj Saliut, Dhori konkurronte per te ne Fier apo ne Berat? Cfare mesazhi marrin njerezit kur Rama nderon Tom Doshin apo Paulin Sterkajn qe tradhetine e kane hobi?

Pra edhe Rama, ashtu si Saliu dhe Iliri i ka kontribuar ketij pislleku qe po e shkaterron shpresen tek vota.

Add new comment