Mund të kthehet regjimi i lëvizjes së kontrolluar (me viza) në BE

Postuar në 21 Nëntor, 2011 05:10

Janë duke penalizuar Ballkanin me rishikimin e regjimit të vizave? Këtë e thonë një numër mediash, bazuar në një raportim të televizionit Albanian Screen (ish-Alsat). Dhe e gjithë kjo do të vijë si pasojë e azilkërkuesve, të cilët janë shtuar shumë në numër kohët e fundit. Mos është ndonjë sendërgjí gazetarësh? Jo, e thotë vetë me zë e me figurë Tanja Fajon, e cila është dhe raportuesja e Parlamentit Europian për Shqipërinë: “Situata është serioze. Ajo që disa vende të Bashkimit Europian si Belgjika, Luksemburgu, Suedia  dhe Gjermania janë duke përballuar në këto momente është me të vërtetë shqetësuese. Numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka ardhur duke u shtuar. Unë mendoj se qeveritë e këtyre e vendeve kanë marrë disa masa, por ato nuk janë të mjaftueshme. Dhe tani ne kemi në duar një propozim të Komisionit Europian për pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së lirë. Pezullimi mund të bëhet për disa muaj. Unë shpresoj që në të ardhmen, asnjë shtet të mos hyjë në listën e zezë të Shengenit”.

Nëse kjo do të ndodhte do të ish një zhvillim dramatik për dhjetra mijra shqiptarë, për të cilët lëvizja e lirë është bërë tani një mënyrë jetese dhe një conditio sine qua non e egzistencës së tyre.

M.N.

Comments

Submitted by agnostiku (not verified) on

<p>Burokratet e Brukselit preferojne qe hallexhinjte e Ballkanit te hyjne&nbsp; ne BE ne menyre te jashteligjshme, duke rrezikuar jeten edhe duke pasuruar organizatat mafioze qe merren me trafikun e njerezve. Nje lajm i shumepritur per cdo trafikant dhe shushunje konsullate.</p>

Submitted by illi (not verified) on

<p>Nuk e kuptoj se pse duhen penalizuar te gjithe te tjeret, kur ato vende, ku eshte kerkuar azili, mund t&#39;i kthejne mbrapsh personat qe kane kerkuar azil, qofte me shpenzimet e tyre dmth. te ketyre personave vete, qofte me ato te shtetit shqiptar. Ky do te ishte edhe nje sinjal, qe kush udheton i lire neper Europe nuk mund te gezoje te drejten e azilit, po jo te pezullohet levizja e lire, ne nje kohe qe nga 400.000 mije shqiptare qe kane levizur te lire, kane kerkuar azil 400, pra 0,1%. Apo naiviteti i ndonje qeverie europjani i hap ne kete menyre rrugen trafiqeve e methetethashe.</p>

Submitted by ervin (not verified) on

<p>&nbsp;jam dakord me Illin me siper. Rregjimi i vizave edhe mund te rivendoset PADREJTESISHT per ne shqiptaret te izoluarit shekullore. Por behet cudi qe segmente te caktuara &quot;te pavarura&quot; e trumbetojne kete fatkeqesi me njefare buzagazi te hapur a thua se ky rregjim i rivendosur vizash do te penalizonte Berishen dhe jo milionat e vuajtura dhe te izoluara te shqiptareve. Jane po ato segmente mediatike qe me te njejtin buzagaz idiot, meskin dhe mizantrop dhe krejt antishqiptar trumbetojne mosdhenien e statusit kandidat duke shpresuar qe nisur nga kjo Berisha do te humbe dhe Rama do te fitoje. Per keto media politika e dites vlen shume me teper se interesat afatgjate te bashkombesave dhe atdheut. TURP, TURP, TURP!</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.