Në zgjedhjet spanjolle triumfojnë konservatorët

Në vitin 2004, kreu i Partisë konservatore spanjolle (Partido Popular), Mariano Rajoy, humbi zgjedhjet për shkak të një gafe që bëri dy ditë para votimit mentori i tij, Aznar, teksa për atentatin e Madridit gjeti një fajtor të kollajtë, ETA-n, s’ka gjë se autorët ishin terroristë islamikë. Deri në atë moment, sondazhet thoshin se fitues do të ish Rajoy. Në harkun e dy ditëve ndodhi përmbysja. Spanjollët nuk ia falën atë çalltisje kuturú Aznarit, dhe penalizuan partinë e tij. Rajoy u ndëshkua pa patur faj.
Historia është tekanjoze dhe rezervon për këdo surpriza. Shtatë vjet më vonë, 43-44% e spanjollëve japin votat për të. Është një rezultat, që partia e tij s’e ka arritur asnjëherë. Në parlament do të përkthehej me 185 vende (nga 350 gjithsej), dhe kështu i bie që të kenë shumicën absolute. Mund ta qeverisin Spanjën pa pasur nevojën e ndonjë koalicioni. Kjo është gjë e mirë, pasi u jep mundësi të bëjnë ligje e reforma pa u bezdisur nga vicklat e aleatëve, por nga ana tjetër ua lë përgjegjësinë e daljes nga kriza të tërën atyre. Dhe kjo është një përgjegjësi e frikshme. Mjafton një e dhënë për t’u bindur: papunësia është 22%, më e larta në Europë, ndërsa mes të rinjve është gati 50%.
Re.Pu.
Comments
epo ata kane dhe fat qe voto
<p>epo ata kane dhe fat qe voto nu i numuron ristani dhe institucionet nuk i komandon berisha</p>
Add new comment