Kriminaliteti na është bërë i shtëpisë

Postuar në 21 Nëntor, 2011 04:07

Në të përditshmen Shekulli janë publikuar disa të dhëna statistikore që të kallin frikën. Nuk është se janë gjëra që të befasojnë, pasi egziston tanimë një perceptim mbi një ulje drastike të sigurisë e rendit; por është ndryshe kur perceptimi puqet cep më cep me realitetin. Dhe nuk është fjala për vitin 2011, në të cilin gjërat duket se kanë shkuar shumë më keq. Nga ana tjetër, këto të dhëna nuk lidhen me krimet e bujshme e për vrasje të stilit mafioz, për të cilat po informohemi po aq shpesh sa për të dhënat meteorologjike. Jo, fjala është për vjedhjet e për vrasje ‘për motive banale’.

Shekulli jep një diagramë të vetën (të marrë me siguri nga policia), dhe disa nga rezultatet e këtij krahasimi janë: numri i veprave penale për vitet 2009 e 2010 është respektivisht 13100 e 15096; vrasjet respektivisht 79 e 131; vjedhje me armë 50 e 64; vjedhje me dhunë 119 e 164; vjedhje gjithsej 3037 e 3971; vjedhje banesash 757 e 957; vjedhje lokalesh 893 e 1023; vjedhje veturash 498 e 627; etj.

Do ishte interesante të merrnim vesh edhe të dhënat për këtë vit, e kështu krahasimi do ish i përditësuar. Por s’e kemi këtë të dhënë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Lajmi &nbsp;dhe permendja e djalit te Rucit ne nje aksident mund te konsiderohet se eshte pjese e kriminalitetit&nbsp;dhe padyshim eshte pjese e skandaleve te politikes shqiptare qe e bejne te zymte ndryshimin e panorames politike ne te ardhmene e afert. vecanerisht kur behet fjale per&nbsp;kapjen mafioze te shtetit qe ka aplikuar Berisha ne keto 6 vjete. Pikerisht&nbsp; ketu kapet edhe Berisha me karagjozete tij si puna e Artan Hoxhes/ Cilit etj.&nbsp;qe i meshojne fabules se Socialistet jane njesoj te koruptuar e te kapur ngas krimi... Dallimi i madh eshte se Berisha ka zevendesuar korrupsionin &quot;e vogel&quot; e tipik &quot;rajonal&quot; me afera koruptive&nbsp; gjigante dhe krijimin e nje klike antidemkrotike qe ka kapur dhe rrenon dita dites cdo fushe te jetes dhe bizxnesit shqiptar dhe pasojat e te ciles do ti kemi ne kurriz per disa breza. Per mua nuk ka korrupsion te madh e te vogel dhe RRuci e madje edhe vete Rama duhet te jipnin shpjegime si per pasurite e opozitareve si puna e Rrucit dhe bizneseve prane PS-se dhe ca me teper te distancohen qarte e pa ekuivoke nga fenomene te tilla qofte edhe duke i kerkuar me force drejtesise qe te veproje pa nderhyrje nda jfemijeve apo farefisit te tyre qe pergojohen per korrupsion. Rruci vete duhet te kishte sqaruar gjithcka lidhur me kete &quot;incident&quot; dhe te kerkonte nga prokuroria qe te vepronte pa hezitim. Nese Rruci nuk perpiqet te bej transparencen e ketij incidenti dh pasurise se familjes se tij per&nbsp; mua ai nuk eshte aspak i ndryshem nga Berisha dhe femijet e tij jane njesoj me Argiten dhe Zenin. Pa dyshim qe&nbsp;ka manipulime dhe perdorime politike te qellimshme&nbsp; por eshte detyrim qytetar dhe opozitar per te mos i lene shteg matrapazeve dhe krimineleve te Berishes qe te vendosin shenja barazimi per shkaterrimn dhe vjedhjen masive te pasurive tona&nbsp;te perbashketa.&nbsp; Gjithkush e di fort mire se asnje adoleshent ne shqiperi nuk mund te kete mundesi as te bleje e as te mbaje makina super te shtrenjta qe flasin qarte vec per korrupsion te prinderve te tyre.&nbsp; Si rrjedhoje Ai /Rruci nuk mund te kerkoje voten time dhe te gjithe atyre qe kane dale neper demonstratat e opozites dhe si rrjedhoje jane perndjekur dhe madje vrare nga regjimi i Berishes.</p><p>Nga ana tjeter eshte detyrimi i gjithe medias dhe gazetareve (se pari atyre te pamvarur dhe prane opozites) qe te kerkojne pa rreshtur sqarime nga persona si Rruci (dhe Edi Rama madje) lidhur me detajet e ketij incidenti si dhe aresyet dhe burimet financiare te djalit te Rrucit (apo familjes) per te blere dhe mbajtur nje makine (apo ???shtepi/biznese/prona) qe nuk mund te justifikohen me te ardhurat e ligjshme te politikanve dhe zyrtareve shqiptare. Demokracia shqiptare do te ri-vendoset vetem atehere kur media shqiptare dhe publiku shqiptar do te jene ne gjendje te bejne transparencen e plote financiara te te gjithe atyre personave qe zgjidhen me vota, te gjithe atyre punjojne si zyrtare te shtetit apo atyre bizneseve qe marrin projekte apo fonde shteterore. Nese individet, femijet apo familjaret e politikaneve&nbsp; kane vene pasuri ne menyre te pandershme (shpesh te deklaruar si&nbsp; &quot;dhurata&quot; nga familjare jashte shtetit,&nbsp; &quot;llotari&quot; te cuditshme, apo pasuri te qe su dihet as dreqi e as i biri) kjo duhet ti kthehet popullit shqiptar me hir e me pahir - kjo duhet te ishte edhe fryma e re politike e Rames per te sjelle &quot;accountability&quot; dhe ndeshkueshmeri ne politiken shqiptare.&nbsp;<br />Per kete&nbsp; besoj cdo shqiptare i ndershem do te votonte me plot kurajo dhe shprese, dhe ndoshta nuk do te prisnim deri ne 2013....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.