Si mund të bëhet korrektimi kombëtar elektoral që duan partitë e vogla, pa ndryshuar kushtetutën

Reforma zgjedhore ka mbledhur sot në një tryezë të përbashkët kryetarë të dhjetë partive të vogla parlamentare dhe joparlamentare të të dy krahëve politikë. Paskal Milo lexoi në përfundim të mbledhjes një deklaratë të përbashkët, ku kërkohej, ndër të tjera, lista të hapura dhe numërim elektronik, ndërsa theksohej rëndësia e një korrektimi kombëtar të sistemit aktual zgjedhor, pa qenë të nevojshme ndryshimet kushtetuese.
Si mund të realizohet kjo e fundit? Mund të vendoset që 120 mandate të përcaktohen sipas sistemit aktual rajonal dhe 20 të tjera të shpërndahen në mënyrë proporcionale në bazë të votës kombëtare për secilën parti. Konkretisht, votat e një partie që s’kanë prodhuar mandat mund të kanalizohen në qarkun ku ajo është më afër marrjes së mandatit në shpërndarjen fillestare të 120 mandateve dhe, me ndihmën e tyre, ta marrë mandatin. E kështu mund të vazhdohet deri sa të shpërndahen të 20 mandatet e korrektimit kombëtar. A do të mbeten në fund të këtij procesi vota që s’prodhojnë mandat, pra, mosperputhje të shpërndarjes së votës proporcionale kombëtare me shpërndarjen e mandateve? Kjo varet nga numri i mandateve që caktohen për korrektim kombëtar. Për shembull, në qoftë se në vitin 2009, 100 mandate përcaktoheshin në nivel qarku dhe 40 me korrektimin kombëtar, do të kishim një përputhje të plotë, ndërsa në variantin 120+20, përputhja nuk do të ishte e plotë.
E.Zaloshnja
Comments
Zotni Zaloshnja , diçka me
<p>Zotni Zaloshnja , diçka me ben pershtypje ne ket shkrim, a jeni ju i bindur se keto partite "nen-sqetullore" kane prodhuar vertete mandat.? kam parasyshe qe eshte bere boterisht e ditur qe edhe keto zgjedhje pasuan ato te shkuares sa i takon vesit ngjashmerisht por edhe ne tejkalim-tjetersim rezultatesh e adresim te pamerituar ne adrese te aleateve te tyre therrime -partive pa fizionomi e parime programore filozofike. Nderkohe qe subjektet jashte koalicioneve ishin shenjester e grabitjes se produktit-zgjedhor votave te adresuara nga votuesit. Ne mund te ju japim shembuj pa fund lidhur me sa lart citoj, mjafton te ju kujtoj qe aktivistet tane ne lista kishin te sigurta pershkak te lidhjeve natyrale familjare dhe ne fund korren rezultat te manipuluar = 0 pike .</p>
Add new comment