Edi Rama provon të bëjë për vete kosovarët; por shenjti i tyre është Berisha

Edi Rama ka gjetur librin e vet Kurban si sebep për të bërë vizitën e vet më të rëndësishme në Prishtinë. Ai do të rrijë atje plot tri ditë, dhe do të kalojë fundin festiv të nëntorit. Gjëja e parë që bëri ishte takimi me Hashim Thaçin, të cilin e konsideroi “një mik të mirë dhe shumë të respektuar nga të gjithë ne”. Në fakt, marrëdhëniet mes tyre kanë qenë shumë të ngrohta për ca kohë, por më pas, pasi Thaçi zuri të bënte dekorin e Berishës në fushatën elektorale të vitit 2009 (ky shpjegim është dhënë në një pjesë të shtypit shqiptar), ata u ftohën me njëri-tjetrin. Tani po tentojnë riafrimin, dhe me sa duket, një nga qëllimet e vizitës ‘kilometrike’ të Ramës në Prishtinë ka qenë rekuperimi i “mikut Thaçi”.
Rama është marrë dhe me promovimin e librit, gjithashtu. Është takuar me qytetarë e lexues të Prishtinës, por afërmendsh “nuk është rrëzuar ndonjë stendë”, pasi në Kosovë, siç thotë Shkëlzen Maliqi në shkrimin e tij në numrin e sotëm të Mapos, star e shenjt është Sali Berisha. Me këtë rast, Rama duhet të ketë rregulluar urat dhe me Shkëlzenin vetë, i cili ka marrë pjesë në veprimtarinë përuruese dhe i ka vlerësuar librin me superlativa (Shkëlzen Maliqi është autori i sondazheve të Gani Bobit në TV Klan).
E përditshmja Koha Ditore kish përmendur faktin, që në librin Kurban nuk flitet në asnjë rresht për Kosovën. Por Rama ka sqaruar se ky është një libër për Tiranën, dhe se “secili shqiptar i Kosovës do të jetë i interesuar të lexojë për historinë e Tiranës, sikurse çdo shqiptar i Shqipërisë do të ishte i interesuar të lexojë për Prishtinën”.
Re.Pu.
Comments
E pse duhet qe Kurbani te

E pse duhet qe Kurbani te flasi per Kosoven?

Kurbani eshte per Shqiptaret dhe Tiranen, Kosovaret ta lexojne per tu informuar se cila eshte e keqja per Shqiperine.

O Edi... mos e "harro" se

O Edi... mos e "harro" se fshataret ,po nuk qe nga fshati edhe ti nuk te japin miqesin e tyre,prandaj Sala e ka me kollaj per t'i manipuluar

Jemi gati t'ia falim Salen

Jemi gati t'ia falim Salen kujtdo qe e vlereson dhe e do... me gjithe qejf, dhe pa kerkuar asgje ne kembim.

Bashkohem me anin. Ju lutem

Bashkohem me anin. Ju lutem kosovareve te vine e ta marrin kete djall e le ta bejne "shenjt" ne Kosove.Ka qene mik i mire me Milloshevicin,eshte martuar me serbe,I fal detin Jon Greqise dhe ben gjithe bizneset e familjes se vet me Fazllicin. Merreni se eshte i juaji ua kemi falur.

Add new comment